Kallëzimi në Prokurori për Nuhun, Rama: Gati të hetohem për padinë e gjysmëgjelave

Kallëzimi në Prokurori për Nuhun, Rama: Gati të hetohem për padinë e gjysmëgjelave

Edi Rama, kryeministër

Pas kallëzimit në prokurori të opozitës për kërcënimin e Emiljano Nuhut, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Me ironi, Rama i quan Spahon dhe Vasilin si gjysmëgjelat e opozitës në mbrojtje të "Babale2". Kreu i qeverisë thotë se është i gatshëm të hetohet për akuzat e ngritura nga pakica parlamentare, ndërsa paralajmëron se puna për paketën antishpifje vazhdon, e cila parasheh masa ligjore për rastet e shpifjes.

Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon.

Edi Rama, kryeministër

Më herët, kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili paditën Ramën në Prokurorinë e Tiranës, duke renditur tre akuza në adresë të kreut të qeverisë për kërcënimin sipas tyre ndaj Emiljano Nuhut, pas denonicmit të të këtij të fundit.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim