‘Xhisiela’, PD: Rama i lehtësoi akuzën djalit të deputetit, ja sa do të dënohet

Edhe pas arrestimit të djalit të deputetit Rraja, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas deputetes, Jorida Tabaku, Rexhep Rraja ‘e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë vajzën’, por u arrestua me akuzën me të lehtë, atë të përndjekjes së Xhisiela Malokut.

Arrestimi për “Përndjekje”, thotë ajo, ‘është akuza më e lehtë për djalin përdhunues të deputetit, me të cilën ai ra dakord vetë që në 21 Korrik’. Tabaku shton se pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës dhe ‘nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh’.

Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik – atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë. Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeministrit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë – përndjekjen. Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh. 

 Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj. Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik.

 Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë. Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor – mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të Partisë Socialiste dhe deputetit Rraja. Për qytetarët dhe për shqiptarët sot po qartësohet çdo ditë e më shumë se Edi Rama e ka të lidhur fatin e tij politik me kriminelët. Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!

Jorida Tabaku

Djali i deputetit u arrestua ditën e diel me akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Prokurorja që ka ndjekur këtë rast, është Mirela Kapo, ndërsa gjyqtarja është Enkelejda Hoxha. Rraja akuzohet se përndoqi Xhisiela Malokun, rasti i së cilës ka trazuar politikën shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë