Dosja Rraja, LSI: Shteti i kalbur dhunoi Xhisielën, vendi duhet shpëtuar sot

TIRANE-Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ashtu si PD, akuzoi sot sërish nga një deklaratë për mediat shumicën se ka mbrojtur djalin e deputetit Rraja. ‘Edhe pse një vajzë e re kishte denoncuar në polici dhunimin barbar, me vetëdije jo vetëm që nuk kanë vepruar për të ndaluar dhunuesin, por e kanë ndihmuar atë të eci i lirë. Kjo sepse dhunuesi ishte djali i deputetit të partisë në pushtet. Marr shkas ti rikujtoj këtu të gjithë atyre punonjësve të institucioneve që kanë marrë pjesë në këtë skemë, si dhe të gjithë eksponentëve të Rilindjes që nuk kanë dënuar aktin për shkak se dhunuesi i vajzës dhe shokët e babit të tij janë pjesë e rilindjes” tha ajo.

Deputetja e LSI vijon më tej duke thënë se rasti i Xhisielës tregon më së miri se si të gjithë ne jetojmë në një vend të padrejtësive. ‘Jetojmë me një sistem kriminal, ku njerëzit e pushtetit përdhunojnë, vrasin, trafikojnë njerëz apo drogë dhe nuk dënohen. Ajo vajzë mund të ishte vajza juaj, mbesa juaj, dhe do ishit ju sot në vend të Xhisielës që të kërkonit drejtësi përpara arrogancës së pushtetit që mbron dhunuesin për shkak se është djali i deputetit’.

Në fund të deklaratës, ajo kishte edhe një apel për qytetarët; Shteti duhet shpëtuar sot, nesër është shumë vonë! Rasti i Xhisiela Malokut ja bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit. Policia që nuk zbulon dhunën kriminale, por e mbulon atë. Prokuroria nuk heton, por e mbulon edhe më shumë. Kryeministri, që mbron kriminelët që përdhunojnë vajzat e reja! Shteti, qartazi dhunon dhe poshtëron qytetarët e thjeshtë dhe mbron kriminelët siç beri kryeministri. Vendi ynë duhet shpëtuar sot, nesër është shumë vonë’.

Djali i deputetit u arrestua ditën e diel me akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Prokurorja që ka ndjekur këtë rast, është Mirela Kapo, ndërsa gjyqtarja është Enkelejda Hoxha. Rraja akuzohet se përndoqi Xhisiela Malokun, rasti i së cilës ka trazuar politikën shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 01/10/2018 20:39

    hahahahahh ta shpetojme nga PD edhe LSI

    Përgjigju
  • 007: 01/10/2018 20:36

    C'far i ke dhen ilir metes qe je bere depute moj buqe. Po flet LSI banda e hajduteve.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 01/10/2018 20:14

    shteti ne dore te groselles. meqe miku nuk pranon dhunimin mbetet pista tjeter . mos jane shenja nga akademia e ja les.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë