Xhixho: Gratë më të prekurat nga kriza ekonomike e keqqeverisja

Xhixho: Gratë më të prekurat nga kriza ekonomike e keqqeverisja

Erisa Xhixho

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho në një postim të fundit thotë se gratë janë më të prekurat nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja në Shqipëri. Sipas saj, në 2019-ën përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6% , shifër kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%. Ndërsa në 2020-ën bizneset e drejtuara nga gratë kanë qenë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qenë 29,7% e ka një ulje me 4,3% pikë.

"Gratë më të prekura nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja. Krizën më të thellë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi po e vuajnë më së shumti gratë.
Humbja e vendeve të punës si pasojë e mbylljes së mijëra bizneseve , rënia e numrit të grave të vetpunësuara përmes hapjes së një biznesi, ndërkohë që 24,6 % punojnë pa pagë në bizneset familjare niveli me i ulet në 4 vjet. Në 2019 përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6% , shifër kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%. Gjithashtu dhe bizneset e drejtuara nga gratë kanë pësuar rënie. Në 2020 sipas INSTAT bizneset e drejtuara nga gratë kanë qenë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qenë 29,7% ka një ulje me 4,3% pikë. Kjo panoramë e mjerueshme tregon qartë se gratë për këtë qeveri janë fasadë , se është e paaftë dhe nuk ka vullnet që të krijoj vende të reja pune pasi qellimi primar për të janë vjedhja, korrupsioni dhe përqendrimi i ekonomisë tek oligarkët afër saj. LSI ka një plan konkret për fuqizimin ekonomik të grave duke i mbështetur ato me akses më të madh në kreditim, politika fiskale për bizneset për të stimuluar punësimin e grave duke çliruar ekonominë nga monopolet e duke e bazuar në konkurrueshmerinë e ndershme dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ai do të vijë para së gjithash nga fuqia e votës së grave dhe vajzave të cilat kërkojnë shanse dhe mundësi në vendin e tyre",
shkruan Xhixho.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nani: 09/08/2020 21:18

    Amon tlutem, fol per planetet ose per oqeanet a ca tdush,por vetem JU qe perfaqsoni ate LSI e flliqme mos dilni tboni kritika. Jeni njerez pa moral pa taban dhe pa karakter moj zonje. A sjeni JU lsi-stat qe shkatrruat nji administrate te tere?? A sjeni ju qe kur ishit ne pushtet kishit si objektiv vetem tvidhnit dhe tpunsonit dashnoret e deputetve apo drejtorave te LSI?? A sjeni ju qe slate lavire pa e punsu neper institucione kryesore?? Amon mos fol, vetem JU jo

    Përgjigju
  • Erisa: 09/08/2020 16:04

    Mos u qaj hallin grave, po shiko hallet e tua se te jane perdredhur kembet keq me lesheline, qe u kane injektuar krizen e trurit,dhe kriza ekonomike eshte lule oara asaj te trurit, o debileni,gra qe futeni ne lsi,

    Përgjigju
  • E verteta: 09/08/2020 13:10

    Erisa ka diskriminim me te madh per nje femer sesa te shfrytezohet seksualisht nga kryetari i partise, ti japesh rrogen kot ne ministrine e shendetesise burrit me Brire, te punesosh babain me vajzen e perdale dhe te kalosh ne depresion nga frika e Mones?? A ju ka mbetur ndonje fine dinjiteti dhe norme morale qe dilni ende flisni??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë