Xhixho në Laprakë: Veliaj ka
energjitë e duhura për Tiranën

Kandidatja për anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, znj. Erisa Xixho deklaron  gjatë takimeve me banorë të Njësisë 11 në zonën e Laprakës se LSI do të mbështesë shtimin e shërbimeve dhe nxitjen e punësimit për gratë e vajzat që merren me biznes përmes granteve financiare. Ndërsa ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidatin e majtë në Tiranë Erion Veliaj, që sipas saj ka energjitë e duhura për transformimin e Tiranës.
 
Zëvendësministrja e Integrimit Europian, Erisa Xhixho, e shoqëruar nga deputetja e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj, preku nga afër shqetësimet dhe problemet e qytetarëve.
Në fokus të shqetësimeve të tyre ishin infrastruktura e varfër dhe ujë i pijshëm, ndërsa znj. Xhixho u premtoi banorëve se pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të ngrinte zërin e saj në Këshillin Bashkiakë të Tiranës për të gjithë këto çështje dhe jo vetëm.

“Do të bëjmë gjithçka për të shtuar shërbimet dhe për të nxitur punësimin për gratë dhe vajzat që merren me biznes nëpërmjet granteve financiare. Gjithashtu, do të interesohemi në hollësi për funksionimin e sistemit të taksave fikse. Me reformën e re administrative-territoriale do të ketë ndryshim cilësor në drejtim të shërbimeve. Ne synojmë hapjen e tregjeve në disa lagje dhe taksa më fleksibël”, - u shpreh Xhixho, duke shtuar se duhet të ketë ndërhyrje urgjente në infrastrukturë dhe duhen ndërtuar politika për mbështetjen e bizneseve.

“Pronarët e disa bizneseve ankohen për taksa të larta, por politika që do të ndjekë kandidati për kryebashkiak z. Erion Veliaj është për të nxitur punësimin. Nëse ti fuqizon biznesin do të kesh sa më shumë vende pune dhe të ardhura nga taksat. Në administratën shtetërore nuk mund të punësohen të gjithë, prandaj ne do investojmë që administratori lokal të krijojë sa më shumë mundësi për të mbështetur bizneset e reja”, - theksoi znj. Xhixho.

Më tej, gjatë bashkëbisedimit me banorët e Laprakës, kandidatja për anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, tha se z. Erion Veliaj ka energjitë e duhura dhe idetë e qarta për të realizuar premtimet e tij. 
xhixho
xhixho
xh
 
 Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët