Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se në Shqipëri e kryesisht në kryeqytet po ndërtohet pa kriter, ndërkohë që mijëra familje vijojnë të kenë probleme me strehimin për shkak të çmimeve të larta. 

Sipas Xhixhos sipërfaqja e dhënë për ndërtim është gati 4 herë më e madhe se ajo e deklaruar zyrtarisht, ndërsa ngre pikëpyetje për origjinën e parave. 

Deputetja citon Eurostat kur thotë se ndërtimi është 12.6% e PBB-së së Shqipërisë, ndërsa më BE, më pak se 5%.

Kjo sipas Xhixhos tregon një çekuilibër strukturor në ekonominë. 

“Mbi 50 mijë apartamente në Tiranë janë bosh. Për kë ndërtohet dhe kush po blen?”-pyet Xhixho.