Xhoana Nano hap restorant luksoz
për klientë VIP në kryeqytet

Xhoana Nano hap restorant luksoz<br />për klientë VIP në kryeqytet
Tashmë që ka vendosur të qëndrojë përfundimisht në Tiranë, familja e ish-kryeministrit Fatos Nano, duket se dhe po bën plane aftagjata për të ardhmen e tyre të sigurt financiarisht, duke shtuar bizneset në kryeqytet.

Mësohet se Xhoana Nano sapo ka hapur në një ambjent ngjitur me ato ku ndodhet edhe agjencia e saj e udhëtimeve: një restorant super-luksoz, i cili ka mirëpritur emrat më të njohur të politikës dhe biznesit. Sigurisht klientët VIP janë ata që frekuentojnë më së shumti restorantin, i cili ka si specialitet prodhimet e detit.

Burime të sigurta konfirmuan se ky është një biznes i ri i zonjës Nano, e cila ka vendosur të provojë një linjë tjetër fitimprurëse, ndryshe nga ajo e agjencive të udhëtimeve. Restoranti ndodhet në mjediset e stadiumit Selman Stërmasi në kryeqytet, i cili siç shihet edhe nga pamjet e jashtme nuk të lë përshtypjen e një lokali luksoz, por nga brenda mund të konfirmosh krejt të kundërtën. Sigurisht, ata që kanë patur fatin të shijojnë recetat e zgjedhura, konfirmojnë se ky restorant është një ndër më të rafinuarit në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja