Kamerat kurth,të instaluara nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Berat në të gjithë Habitatin e Tomorrit kanë filmuar dhe fotografuar kafshët e egra,që si banorët e pyllit bëjnë "paradë",madje disa prej tyre edhe pozojnë pa vetëdije përpara kamerave.
Mbi 30 llojë gjitarësh janë shfaqur gjatë këtij muaji në Parkun Kombëtar të Tomorrit, mes tyre edhe disa kafshë që prej vitesh nuk ishin parë në pyjet tona.
Kafshë të shumta si: ariu i murrmë (Ursusarctos),macja e egër (Felissilvestris),derri i egër (Susscrofa),kunadhja (Martesfoina),dhelpra (Vulpesvulpes),ujku (Canis lupus),kaprollja,gjeli i egër,dhia e egër etj,janë kapur në Habitatin e Parkut Kombëtar të Tomorrit me anë të kamerave speciale, të pajisura me sensorë. Nëpërmjet këtyre kamerave,janë siguruar video fantastike të shumë prej këtyre kafshëve,që rrallëherë janë filmuar kaq nga afër dhe të pashqetësuara.
Drejtori i Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Berat (ADZM) Fatos Nako ka deklaruar se, monitorimi i kafshëve është një nga detyrat e tyre primare dhe vendosja e "kamerave-kurth" nxori në pah edhe prezencën e shumë kafshëve të egra të rralla, për të cilat ata ishim informuar se ndodheshin në Habitatin e Ballollit në Malin e Tomorrit nga alpinistët dhe barinjtë e zonës.
Specialistët e kësaj agjensie rajonale e konsiderojnë Habitatin e Tomorrit si një nga habitatet natyrore më të pasura, për shkak të erës kontinentale dhe faktit se në këtë habitat kemi dy lloje klimash të ndyshme njëkohësisht dhe shira të ndyshueshëm. Duke e cilësuar Parkun Kombëtar të Tomorrit ,me një sipërfaqe prej 26.800 ha, si habitatin më të pasur në vendin tonë, specialistët e AZB-së Berat konfirmojnë se, gjatë këtij viti në këtë park kombëtar, përveç kafshëve të egra ka pasur edhe shumë llojshmëri shpendësh të egra, që janë konstatuar më së shumti mbi disa lloje bimore endemike.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE
23 Nëntor, 15:15
-
Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë
23 Nëntor, 13:38
-
Berat/ Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet 56 vjeçari, në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!
23 Nëntor, 10:24
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Fronëzohet Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti! Ceremonia u krye në Katedralen 'Shën Dhimitri' në drejtimin e Kryepiskopit Anastas dhe pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë (VIDEO)
21 Nëntor, 18:04
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor, 20:39
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri
15 Nëntor, 09:22
-
Zgjidhet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës! Fronëzimi kryhet javën e ardhshme
14 Nëntor, 15:32
-
Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema
12 Nëntor, 14:14
-
Nisin hetimet për zyrtarin e lartë të policisë! Zbulohen mesazhet për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal
11 Nëntor, 18:04
Ruajini parqet. ..mos prishni ..e mos merrni gure e dru nga mali dhe mbillni 50 milion peme......
PërgjigjuKjo video duhet te ishte sekret nuk duhesh publikuar pasi gjuhetaret rrugac mund te ngjiten ne mal dhe ti vrasin keto kafsh te mbrekullishme ....
Përgjigju