Xhudisti brazilian, Felipe Kitadai, medalje bronzi në kategorinë e peshave të lehta (deri në 60 kg), do të marrë një medalje të re.
Ajo që fitoi në Londër dy ditë më parë, në fakt, iu thye duke rënë në tokë. Kitadai gjendej në banjo ndërsa donte të bënte një dush, por rrëshqiti. Medelja, të cilën po e mbante në dorë, ra në tokë duke u ndarë në disa pjesë.
Atlenti u dëshpërua dhe Komiteti Olimpik Brazilian i kërkoi Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike, që t’i jepnin atij një tjetër medalje.
Sot mbërriti përgjigjja e shumë pritur: kërkesa e Kitadai është pranuar.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com