Xhudo, Majlinda Kelmendi
kryeson renditjen

PRISHTINE- Kosova vazhdon që të përfaqësohet në botë më së miri nga sporti i xhudos, i cili ka qenë kryefjala për shtetin më të ri në botë në muajt e fundit pas suksesit të Majlinda Kelmendit. Suksesi i arritur në Brazil vetëm pak muaj më parë ka bërë që e gjithë bota të flasë për të, madje edhe ti oforjnë kontrata faranike për t;ia rrëmbyer Kosovës.

Por përvec saj, Kosova po rrit edhe një tjetër talent, xhudistja Nora Gjakova është ngritur në pozicionin e 18-të në renditjen e re të Federatës Botërore të Xhudos të publikuar të hënën. Gjakova garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa ka përparuar për një vend në renditjen e re. Këtë pozitë e mban me 580 pikë.

Ndërkohë në kategorinë deri 52 kilogramë Majlinda Kelmendi vazhdon të kryesojë bindshëm. Ajo ka 2980 pikë dhe është plot 1310 pikë para brazilianes Erika Miranda, që është e dyta. Miradën, Kelmendi e mundi në shtëpi në finalen e madhe që i dha kosovares titullin kampione bote dhe medaljen e artë për hetë të parë në histori.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas