Xhufi: Monumenti i Pavarësisë
si banjot publike të viteve '60

Xhufi: Monumenti i Pavarësisë<br />si banjot publike të viteve '60
TIRANE- Në një intervistë të botuar sot në gazetën “Shqiptarja.com”, historiani i njohur Pëllumb Xhufi kalon nëpër optikën e analizës së tij kritike të gjitha ngjarjet dhe bëmat në emër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Xhufi flet, me një gjuhë të ashpër dhe tepër i indinjuar, jo vetëm si historian por dhe si një tiranas i vjetër, pasi sipas tij ky 100-vjetor po kthehet në një aktivitet për t'u pasuruar, por dhe për përfitime të karakterit moral dhe të natyrës kulturore.

Monumenti i bërë për Pavarësinë është “një paçavure”, thotë Xhufi , pasi merr vesh se do të derdhet në metal prej bronxi me vlerë 570 mijë dollarë. Jo vetëm kaq si tiranas i vjetër ai të tregon se vendi ku është parashikuar të vendoset monumenti ka qenë një ËC publike deri në fillim të viteve '60-të.

“Unë jam i bindur se në projektin e monumentit që kam parë nga mediat, më kujton këtë WC-në publike të viteve '60 dhe që u hoq pastaj derisa u ndërtua në WC publike e nëndheshme që ishte me civile. Tani po na propozojnë këtë lloj WC-je për një datë të papërsëritshme që është e shtetit shqiptar. Vetëm një mendje djallëzore antikombëtare mund të prodhojë ekstravaganca të tilla që të përurojë ardhjen e pavarësisë. “- thotë Xhufi.

Në intervistën e gjatë të publikuar sot në “Shqiptarja.com” dhënë për gazetaren Dhurata Hamzai, historiani Xhufi tregon dhe pse nuk u realizuan artistikisht statujat, pse u sfumuan themeluesi i Pavarësisë Ismail Qemali dhe rilindësit dhe çfarë fshihet pas shfaqjes së Zogut si protagonist në histori   MOS HUMBISNI INTERVISTËN E PLOTË

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital