Xhumari: Si të këshillohesh
për një karrierë të suksesshme

Xhumari: Si të këshillohesh<br />për një karrierë të suksesshme
TIRANE - Zhvillimi i karrierës dhe i aftësive për jetën është një proces që zgjat. Ai fillon që në familje, zhvillohet gjatë periudhës së shkollimit, si dhe gjatë përvojave të punës dhe shfaqet, njehsohet me aftësinë e individit për të marrë vendime për të ardhmen e tij. Po sa e rëndësishme është këshillimi i karrierës për të zgjedhur degën e duhur apo për të pasur një punë të sigurt në të ardhmen. Cili profesion ju siguron të ardhura? A është ky një zanat që ty të krijon hapësira punësimi në raport me ofertat dhe kërkesat që ka tregu? Këto dhe shumë pyetje të tjera na tregojnë se tregu në Shqipëri, çdo ditë dhe më shumë kërkon individë të specializuar në degë të caktuara. Studentja Enkelejda Xhumari e cila studion në Fakultetin Ekonomik, ka zgjedhur një mënyrë interaktive për tu bërë pjesë e tregut të punës, duke u trajnuar pranë Qendrës Irisoft në Kontabilitet. 

Përfitimet
Është shumë e rëndësishme që gjatë një trajnimi të marrësh dhe përfitime. Ekelejda duket se është në rrugën e duhur, pasi, pas përfundimit të trajnimit ajo është e aftë të përballet me tregun e punës, pasi pas anës teorike ajo tashmë njohuritë e saj i thellon dhe në atë praktike. “Si fillim jam shumë e kënaqur që po ndjek këtë trajnim, pasi do të më ndihmoj në të ardhmen të gjej një punë sa më të mirë, pasi po kualifikohem edhe në anën praktike, gjë e cila do të më bëj të gatshme për të qenë një kontabiliste e suksesshme”, pohon Enkelejda.

Avantazhet
Shqipëria sot, po përjeton një kolaps përsa u përket orientimit të rinjëve në profesione të caktuara. për të mos thënë që, vendet e punës dhe mënyra si gjehen pavarësisht faktit që ti nuk je i specializuar në sektor kyç, lë shumë për të dëshiruar, madje është një metodë e gabuar. Prandaj dhe Enkelejda na tregon se ky trajnim ka avantazhet e veta, jo përsa i përket njohurive, por edhe tregut të punës. “Avantazhet janë të shumta, si nga mënyra se si shpjegohet mësimi, apo orientimi që na ofrojnë kur nesër të jemi përball një personeli të gjerë. Kursi i kontabilitetit është më shumë se pjesë plotësuese e studimeve Universitare, madje i tejkalon pritshmëritë e mija”, tregon studentja. Ka ardhur koha të vlerësojmë dhe të jemi më afër me një këshillues karriere, duke bërë zgjehdjen e duhur të jetës.  


Shkrimi u publikua sot (14.05.2015) nw Shqiptarja.com versioni print
 
Redaksia online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin