Xi fiton mandatin e tretë në krye të Kinës

Xi fiton mandatin e tretë në krye të Kinës

Xi Jinping

Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet.

Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë – përfshirë kryeministrin Li Keqiang – u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Kongresi i partisë kineze mbahet çdo pesë vjet.

Delegatët miratuan një deklaratë që u bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë të “mbajë Xi Jinpingun në pozicionin kyç të Komitetit Qendror të partisë dhe në krye të Partisë Komuniste si tërësi”.

Xi pritet që më 23 tetor të riemërohet si sekretar i përgjithshëm, pasi të takohet me anëtarët e rinj të komitetit partiak.

Kjo do t’i lejojë atij që të fitojë mandatin e tretë si president i Kinës.

Më 2018, Xi kishte zhbërë kufizimin që një person të mbajë vetëm dy mandate në postin e presidentit, duke i mundësuar vetes që të mbesë në këtë pozitë. Në kongres u tha se Xi është lideri më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Zedong.

Komiteti i ri Qendror njoftoi se katër nga shtatë anëtarët e mëhershëm, do të pensionohen. Në mesin e tyre është edhe kryeministri aktual Li Keqiang.

Delegatët po ashtu përfshin kundërshtimin e pavarësisë së Tajvanit në kushtetutën e Partisë Komuniste./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
VIDEO/ Ish-udhëheqësi kinez nxirret pa dëshirën e tij nga Kongresi i Partisë Komuniste! E tërheqin prej krahu

Pamje aspak normale nga Kina, ku ish-udhëheqësit të saj Hu Jintao, i kërkohet të largohet nga "Salla e Madhe të Popullit" në Pekin gjatë Kongresit të Partisë Komuniste, dhe shihet teksa atë e tërheqin prej krahu pa dëshirën e tij.

Imazhet po tërheqin vëmendjen globale, ndërsa njerëzit përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje deri më tani nga qeveria kineze.

Hu, 79 vjeç, dukej se nuk dëshironte të lëvizte. Nëse është kështu, pse?

Çfarë i tha ai njeriut që e zëvendësoi, Xi Jinping, gjë që shkaktoi një tundje me kokë nga udhëheqësi aktual i Kinës? Dhe çfarë i tha ai mbrojtësit të tij, Li Keqing, teksa e goditi në shpatull para se të dilte nga skena?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin