Presidenti kinez Xi Jinping organizoi një banket zyrtar në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin për të pritur presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij shtetërore në Kinë. Në fjalën e tij, Xi theksoi se marrëdhënia Kinë-SHBA mbetet “marrëdhënia më e rëndësishme dypalëshe në botë” dhe paralajmëroi se ajo “duhet të funksionojë dhe të mos prishet kurrë”. Lideri kinez deklaroi se të dy vendet fitojnë nga bashkëpunimi dhe humbasin nga përballja, duke shtuar se “duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë”.

Xi bëri të ditur se Pekini dhe Uashingtoni ranë dakord të ndërtojnë një marrëdhënie “stabiliteti strategjik”, me synimin për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të lidhjeve mes dy superfuqive dhe për të sjellë më shumë paqe e prosperitet në botë. Nga ana tjetër, Trump e cilësoi takimin “pozitiv dhe konstruktiv”, ndërsa deklaroi se SHBA dhe Kina duhet të forcojnë bashkëpunimin për të krijuar “një të ardhme më të mirë për botën”.


Lajmi kryesor:

Sot samiti mes Xi Jinping dhe Donald Trump, Pekini: Rrezik lufte nëse Tajvani menaxhohet keq! Amerika: Jemi dakord për Hormuzin dhe një Iran pa armë bërthamore