/AFP-ATSH/ - Kryeministri ukrainas, Arseni Yatseniuk akuzoi dje Rusinë se nuk e dëshironte paqen në Ukrainë duke paralajmëruar se Kievi duhet të përgatitej për të luftuar fort, në ndërkohë të përleshjeve sporadike që vazhdojnë ende në lindje të vendit, pavarësisht armëpushimit mes rebelëve separatistë dhe trupave qeveritare.
"Situata është mjaft e vështirë. Rusia nuk dëshiron paqe. Me parlamentin kemi arritur gjithçka për të përmbushur marrëveshjet e Minskut. Por, pala ruse nuk bën asgjë për qetësimi e situatës", deklaroi kryeminisrti ukrainas.
"Ne duhet të përgatitemi për të luftuar më tepër për paqen", shtoi ai duke theksuar se ushtria ka nevojë për armë për të mbrojtur vendin.
Kievi i ka kërkuar muaj më parë Perëndimit furnizime me armë për të luftuar separatistët në lindje të vendit, ku konflikti ka shkaktuar më tepër se 6 000 të vdekur.
Por, perëndimorët kanë frikë një përshkallëzim me Rusinë dhe kanë rënë dakord deri tani për t'i ofruar armë jovdekjeprurëse Ukrainës si edhe instruktorë ushtarakë.
/Shqiptarja.com