Yaya Ture lajmëron largimin,
tjetër aventurë larg Man. City

Yaya Ture lajmëron largimin, <br />tjetër aventurë larg Man. City
Menaxher i Jaja Ture, Dimitri Seluk, ka bërë të ditur se futbollisti nga Bregu i Fildishtë kërkon një sfidë të re gjatë kësaj vere. E ardhmja e 29 vjeçarit te klubi i Mançester Sitit u vu në dyshim që në javën e kaluar kur vetë futbollisti tregoi se ëndërronte të mbyllte karrierën te Barcelona, skuadër ku kishte luajtur nga vitit 2007, deri në vitin 2010.

“Ai ka bërë çfarë ishte e mundur te Siti dhe tani kërkon një motivim të ri. Atij do t’i pëlqente një sfidë e re “, tha Seluk i cili pranoi se nuk ka bisedar ende me asnjë klub, por në listë mund të jenë shumë ekipe të interesuara për shërbimet e mesfushorit që rezultoi vendimtar në fitoren e titullit nga Mançester siti në këtë sezon.

“Ture mund të firmosë për shumë klube të mëdha si Çelsi apo Bajern. Ne do të dëshironim që edhe Barça të interesohej për të. Nuk kam folur me Tito Vilanova apo Sandro Rosell, por ata janë në dijeni të situatës dhe nëse interesohen për lojtarin, nuk do të ishte problem të uleshim për diskutim”.

“Nuk e di nëse Real Madrid është i interesuar për Ture, por unë e di që Zhoze Murinjos i ka pëlqyer shumë që në kohën kur ishte trajner te Çelsi. Ai e kërkoi edhe në kohën kur shkoi te Inter, por Ture luante te Barça”, deklaroi Seluk.
Meqë largimi i mesfushorit duket i pashmangshëm, Mançester Siti pritet ta nxjerrë atë në shitje, me shumë klube të interesuara për blerjen e tij, mes të cilëve edhe italianët e Inter, Milan dhe Juventus, pa harruar këtu klubet e përmendura nga vetë menaxheri i futbollistit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë