/ATSH/. - Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është sportisti më i ndjekur në rrjetin social Twitter.

Sulmuesi i Real Madridit, i cili është mjaft aktiv në Twitter, përcillet nga 32.3 milionë njerëz.

Në vendin e dytë, për befasi, ishte braziliani, Kaka, i cili ka 21.6 milionë ndjekës. I treti është LeBron James me 17.2 milionë ndjekës.

Neymar është i katërti (15.9 milionë), Ronaldinho i pesti (11.2milionë), e me pas Wayne Rooney (10.3 milionë), Andres Iniesta (10 milionë), Gerard Pique (9.6 milionë), Shaquille
O'Neal (9.1 milionë) dhe i 10-ti është Kevin Durant (8.8 milionë).