Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” yjet janë shfaqur të kuruara dhe të veshura mjaft elegante në tapetin e kuq.

oscar

Fustane të gjata me ngjyra që tërheqin vëmendjen dizejnuar nga stilistët më të famshëm,bizhuteritë e përzgjedhura me kujdes kanë bërë që disa prej yjeve të shkëlqejnë në paraqitjen e tyre në këtë event madhështor.

oscar

Aktoret Jessica Chastain, Anne Hathaway, Charlize Theron, Amy Adams janë disa prej emrave që kanë verbuar me pamjen e tyre sharmante.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë, por nuk kanë munguar as e kuqja, bluja, ngjyra e arit dhe e zeza.

oscar

Jessica Chastain mbante veshur një nga fustanet më të bukura të kësaj nate dhe ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve aty gjatë hyrjes në “Dolby Theatre” në Los angeles.

Ndërsa aktorja bukuroshe Charlize Theron e veshur me një fustan të bardhë është shfaqur e thjeshtë dhe tërheqëse.

oscar

Një zgjedhje e veçantë ka qenë ajo e aktores Amy Adams, e cila veshur me një fustan bojëqielli është dukur si një princeshë.

oscar

Mjaft të kuruar janë dukur dhe aktorët meshkuj ku Ben Affleck, George Clooney, Daniel Day-Lewis janë dukur shik me pamjen e tyre.

(b.t/shqiptarja.com)