Ylli 8-vjeçar është personi më i paguar nga Youtube... (VIDEO)

Ylli 8-vjeçar është personi më i paguar nga Youtube... (VIDEO)

Ryan Kaji

Ryan Kaji është personi më i paguar nga Youtube gjatë vitit 2019.

8-vjeçari nga Teksasi për një vit ka fituar rreth 20 milionë euro.

Revista amerikane e biznesit “Forbes” vëzhgoi se sa para kanë bërë të ashtuquajturit influencues nga platforma e ndarjes së videove në Youtube deri në qershor të vitit 2019.

Ryan Kaji ka 22 milionë abonues në kanalin e tij në Youtube.

Ai e hapi kanalin kur ishte vetëm 3 vjeç dhe bënte eksperimente me lodrat e tij.

Ryan gjithashtu shpërndau linjën me më shumë se 100 lodra e sende veshjesh, gjithashtu ka një shfaqje në “Nickelodeon” dhe një marrëveshje me rrjetin televiziv amerikan “Hulu”.

Kjo është lista nga Forbes me 10 personat që përiftojnë më  shumë para nga Youtube:

1 Ryan Kaji 26milionë dollarë
2 Dude Perfect 20milionë dollarë
3 Nastya 18milionë dollarë
4 Rhett and Link 17.5 milionë dollarë
5 Jeffree Star 17 milionë dollarë
6 Preston Arsement 14 milionë dollarë
7 PeëDiePie 13 milionë dollarë
7 Markiplier 13 milionë dollarë
9 Daniel Middleton 12 milionë dollarë
10 Evan Fong 11.5 milionë dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm