Ylli i Davidit, ç’kuptim ka simboli
i gjetur në një stelë varri në Korçë

Ylli i Davidit, ç’kuptim ka simboli<br />i gjetur në një stelë varri në Korçë
Gjatë muajt maj të këtij viti realizuam disa vizita në muzeumet e qytetit të Korçës, një prej të cilëve edhe atij Arkeologjik. Në këtë guidë na shoqëronte ish drejtori i këtij institucioni Skënder Aliu (punuar në vitet 1999-2005), ekspert i arkeologjisë prehistorike i vendit tonë, i cili luante dhe rolin e shpjeguesit.

Në oborrin e banesës me çardak kur pak kohë më parë ky objekt me një arkitekturë të spikatur dhe me një trajtim të veçantë të elementëve arkitektonik ka qenë muze Arkeologjik, përveç ekspozimit të fragmenteve të ndryshme arkitektonike në murin e brendshëm të oborrit ndodheshin të mbështetura edhe dy stela funerare, që prej simbolikës së përdorur na tërheqin vëmëndjen duke u bërë shkak për këtë studim konkret.

Sipas Skënder Aliut 10 vjet më parë në kohën kur ishte drejtor i muzeut, pas një informimi që mori nga banorët e fshatit Gjergjevicë të Korçës për dëmtimin e një varri të vjetër menjëherë shkon në vend përkujdeset dhe i vendos të dy stelat e të njëjtit varr në këtë muze. Stela e kreut në vendosje dhe ajo fundore janë prej guri monolit me ngjyrë të hirtë, të zbukuruar me simbole dhe gdhendur me thellim një datim. Siç na informon Aliu këto ishin të vetmet element funerar të zbukuruara me simbole a motive dekorative në rreth 30 varre në atë varrezë e cila ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit Gjergjevicë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg