Reperja e njohur Tayna është kthyer në një nga këngëtaret më me famë të momentit, ku përveç fansave shqiptarë ka edhe të huaj. Një prej tyre është edhe futbollisti i njohur i Borusias së Dormundit, Mahmoud Daoud.
Mesa duket 23-vjeçari nga Siria është fiksuar me këngën “Pow pow” të reperes saqë e ka postuar edhe një video në “Instastory” ku dëgjohet në sfond kënga e Tajnës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Futbollisiti nuk është ndalur këtu, ai i ka bërë edhe tag reperes shqiptare.
Por edhe Tayna nuk është treguar indiferente ndaj futbollistit duke e ripostuar videon tek profili i saj, ndërkohë që krahas saj shkruan: Faleminderit.
Postimi i Tayna-s për futbollistin e Dortmund-it
Ende nuk dihet nëse Tayna dhe 23-vjeçari janë miq të mirë apo mes tyre mund të ketë lindur një ndjenjë që së shpejti mund të bëhet publike.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)