Karim Benzema ka futur në ankth Francën. Sulmuesi i "Gjelave" është dëmtuar në stërvitje, duke bërë që të lërë në mes përgatitjet. Trajneri Deschamps rrezikon mos ketë gati për Kupën e Botës fituesin e "Topit të Artë". Sipas L'Equipe nuk bëhet fjalë për një rikthim të dëmtimit në gju, por një dëmtim i ri në këmbë.
34 vjeçari do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore teksa sipas medies në fjalë, me shumë mundësi Benzema do jetë jashtë për ndeshjen e parë kundër Australisë në datën 22 nëntor. Veç saj, në bazë të përgjigjes së mjekëve do vendoset nëse sulmuesi i Real Madrid do jetë gati për ndeshjet e tjera në grupe apo si shumë yje të tjerë do humbasë Botërorin për shkak të lëndimit. L'Equipe shkruan se "pjesëmarrja në Botëror është jashtëzakonisht e dyshimtë". Benzema nuk ishte pjesë e Francës në vitin 2018, kur "Gjelat" fituan trofeu më të lakmuar në glob, atë të Kupës së Botës.