Aktorja britanike Emma Watson është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin ka një lidhje prej kohësh, Will Adamowicz.

Kjo sipas raportimeve më të fundit në mediat e huaja pas fotove të postuara nga Adamowicz në rrjetin social Facebook, ku shfaqet me drogë në tavolinë.

Sipas “Mirror” ata janë ndarë pasi nuk kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin për shkak të angazhimeve në karrierë.

emma watson

Edhe pse së fundmi është përfolur se ata ishin gati për martesë, duket se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe çifti i ka dhënë fund marrëdhënies.

Në lidhje me fotot dyshuese ishi i Emma Watson ka mohuar çdo gjë duke thënë se ato janë letra skrapi dhe se ai nuk përdor asnjë lloj droge.

Ndërkohë që më vonë fotoja e postuar u fshi nga rrjeti social.

Një burim tjetër ka thënë për mediat se ata kanë kohë që janë shkëputur nga njëri-tjetri dhe se gjërat nuk shkonin siç duhet.

i dashuri i emma watson

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)