Ylli i njohur hollivudian uron
Pavarësinë e Shqipërisë...në shqip

Ylli i njohur hollivudian uron<br />Pavarësinë e Shqipërisë...në shqip
Aktori i njohur Josh Duhamel, nga sot e tutje, do të ketë një bazë të fortë fansash në Shqipëri. Në kuadër të festës së Pavarësisë, Duhamel ka uruar të gjithë shqiptarët në llogarinë e tij në Facebook. Urimi në gjuhën shqipe ishte shoqëruar nga një foto e flamurit shqiptar.

"Gëzuar Dita e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi në Shqipëri. Ju keni një flamur really cool! (Shpresojmë Google Translate përkthyer Korrekt)", ka shkruar 43-vjeçari siç e ka pohuar edhe vetë, me ndihmën e Google Translate.

Duhamel njihet kryesisht për rolin e tij në filmin 'Transformers', ndërsa më parë ka punuar edhe si model. Bukuroshi është i martuar me këngëtaren Fergie dhe kanë një djalë 2-vjeçar.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

27/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën