Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari

Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari

Kristi Muça me medalje dhe ekipi shoqërues

Plovdiv, Bullgari - Elbasani është zona që ndër vite ka prodhuar talente në peshëngritje dhe emri i radhës është Kristi Muça.

Djaloshi i Klubit Sportiv Elbasani është ngjitur në podium me medalje bronzi (vendi 3) në kampionatin ndërkombëtar të peshëngritjes që u zhvillua në Plovdiv të Bullgarisë për moshat U-17.

Në peshën deri në 67 kilogramë, Muça ia doli të ngrinte 115 kilogramë në stilin e shtytjes dhe të shënonte emrin te medalistët. Padyshim një triumf që i jep besim djalit të ri për të ardhmen e kësaj disipline, edhe me ndihmën e trajnerit Ilir Çela.

Veç Muçës, në Elbasan ka bazën edhe Enkileda Carja, peshëngritësja që premton për të ardhmen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?