Po përpiqem ta shpjegoj thjesht atë që po ndodh me grabitjen e pronës private në emër të luftës kundër krimit. Situata është kjo: Prokuroria, SPAK më së shumti, kur fillon hetimet për të dyshuar se kanë kryer krime, u sekuestron edhe pasuritë personave që heton. Sekuestron e vendos sipas Kodit të Proçedurës Penale si masë preventive ose në kuadër të ligjit Antimafia.
Deri këtu, formalisht të paktën, me ndonjë përjashtim që vjen nga përdorimi vend e pavend të kësaj mase, prokuroria është në.rregull. (fjala vjen kemi një rast ku gjykata ka vensosur sekuestro të disa autoveturave të të tretëve sepse perdoruesi i tyre ka bërë me to video në tik-tok...) Nuk po analizoj gjithsesi thelbin e këtyre masave sepse eshe aty ka abuzime pa fund.
Por problemi fillon kur sekuestro bëhet edhe ndaj pasurisë të personave të tretë, të cilët janë blerës të pronës me mirëbesim. Dmth, që ta thjeshtoj edhe pak, ti ke blerë një pronë rregullisht, me noter, kadastër dhe me pagesë të rregullt në bankë, por meqë ai/ajo që ta shiti pronën është vënë nën hetim dhe i është sekuestruar prona, sekuestrohet edhe prona që ti ke blerë. Sepse ja ke blerë kriminelit, i cili gjithsesi nuk është dënuar ende...
Këtu fillon një kalvar i gjatë proçedural, sepse ti e merr vesh rastësisht që të është bllokuar prona. As njoftim zyrtar nuk të bëjnë!!!! Sidoqofrë, pasi e merr vesh shkon në gjykatën penale që po gjykon personin nën hetim, ku kërkon të legjitimohesh si person i interesuar, me idenë që të sqaroah hetimim dhe gjykimin aty se je pronar i ligjshëm dhe, se nuk ke dijeni mbi aktivitetin krimal të shitësit.
Gjykata penale masivisht refuzon të pranojë këto persona, të cilëve u thuhet shkoni në gjykatë civile dhe kërkojini shitësit tu kthejë lekët! Kulmi! Të kanë marrë pronë dhe të thonë shko e merrja atij që është në burg që ska më as pleshta!!! Ndërkohë ti nuk ke konflikt civil me shitësin, por me gjykatën penale dhe prokurorinë, sepse pronën po ta marrin ata. Po kush të dëgjon!!! Shkurt prona jote mund të të merret nga një gjykatë penale, ku ti as nuk thirresh në të, jo më për t'u dëgjuar.
Kjo situatë absurde, haptazi e paligjshme dhe kundër Kushtetutës së vendit konsiderohet praktikë gjyqsore dhe është përhapur gjerësisht. Tani, a mund të na thotë dikush ku dallon drejtësia e sotme nga praktika komuniste e marrjes me grabitje të pronës në emër të një lufte?!
Që të kuptohemi dy janë mënyrat ekstreme që ligji njeh për heqjen e pronës private: Kur shteti e shpronëson me vlerë të plotë për një interes publik, dhe nga gjykata me një proçes strikt të rregullt ligjor kur prona ka burim kriminal dhe është vënë në keqbesim.
Si mund të quhet propes i rregullt marrja e pronës të blerë në mirëbesim total, kur as nuk të njoftojnë e as të bëjnë palë në gjykim?! Çfarë duhet të bëjë dikush që do të blejë pronë të shkojë njëherë në SPAK apo në 30 prokuroritë e shtetit që të pyesë ta blejë apo jo pronën?!!!
Nuk e di, po e kapëm edhe këtë ektrem! Kjo praktikë quhet grabitje dhe nuk ka lidhje me parimet kushtetuese të shenjtërisë së pronës private dhe me sigurinë juridike. E drejta e pronës është themelore dhe e barabartë me të drejtën e jetës! Më habit që Gjykata e Lartë e lejon këtë gjë. Por kjo praktikë është bërë tashmë shqetësim real dhe kërkon zgjidhje! Nuk shkon kjo, o njerëz!!!/Marrë nga profili i autorit në Facebook
Komente









