Ministri i Drejtësisë e ka cilësuar si të paprecedentë mos ekstradimin e biznesmenit italian nga Anglia, ndërsa për Frrokun tha se po ndiqet procedura.
"Në çështjen e Francesco Becchettit-t, Shqipëria është vendosur në një situatë të paprecedentë, pasi procedurat e një arbitrazhi tregtar, kërkojnë që të pezullojnë procedurat e ekstradimit për arsye penale.
Ndërsa përsa i përket Arben Frrokut, kemi dërguar kërkesën për ekstradim, e cila po shqyrtohet në Holandë" tha ministri.
Në bilancin e një viti në drejtimin e ministrisë së drejtësisë Manjani u ndal dhe tek ajo që ende nuk është përmbushur ku sipas tij problem mbetet situata me të dënuarit me probleme mendore, spitalin e burgut dhe burgun e Zaharisë në Krujë që pas tij ofron kushte të papërshtatshme për trajtimin e personave me probleme.
Manjani theksoi se do të hapim burgun e ri në Shkodër me kapacitet 800 vende.
"Burgu i Zaharisë është në kushte shumë të këqija, nuk mund të fshihemi pas asaj që kanë lënë të tjerët.
Do të hapim burgun e Shkodrës me 800 vende. Burgu nuk duhet të kthehet në universitet kriminal, duhen denime alternative.
500 persona të dënuar janë identifikuar me probleme psikike. Kemi në projekt për ridizenjimin e spitalit të burgut. Përsa i përket amnistisë, nuk e di nëse do të ketë këtë vit".
Përsa i përket rrëzimit të tre kandidaturave nga Asambleja e PE për gjyqtarë në Strasburg, ai tha se
"Nuk jemi marrë me këtë punë, është drejtuar nga Sekretari i qeverisë, për fat të keq kandidaturat nuk pranuan.
Mbetet për t'u parë cfarë ka sugjeruar Strasburgu" deklaroi ministri Ylli Manjani.
dy.b/shqiptarja.com