Ylli Manjani: LSI është dhimbje
koke për Sali Berishën

Ylli Manjani: LSI është dhimbje<br />koke për Sali Berishën
TIRANE - Ylli Manjani nënkryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, për çështjen e njësisë bashkiake nr.2 u shpreh se LSI është një dhimbje koke për Saliun. Jo vetëm për këtë ngjarje, por për të gjitha ato që kanë ndodhur, LSI është një dhimbje koke për Saliun” u shpreh Manjani.

Më tej nënkryetari tha se njësia nr.2 nuk është i vetmi episod që ka ndodhur, ka dhe raste të ngjashme “Nuk është vetëm një episod, janë shumë, por ne do ta shërojmë dhimbjen e kokës Saliut më datën 23 qershor dhe ai do të bjerë rehat” përfundon Manjani.

Duke treguar në këtë mënyrë se sa shumë kokëçarje ka shkaktuar largimi i LSI të Ilir Metës për kryeministrin Berisha, i cili për katër vite me radhë ka qeverisur përmes votave të kësaj partie të majtë.

Deri më tani mësohet se LSI ende nuk ka formuluar qëndrimin që do të mbajë në lidhje me këtë akt “piratesk” të Ministrisë së Brendshme, e cila ushtroi kontroll në zyrat e gjendjes civile në këtë njësi bashkiake, e cila drejtohet nga përfaqësuesi i LSI, Elez Gjoza.

PIKËNISJA E KONFLIKTIT

Vendimi i LSI për koalicion me PS në zgjedhjet e 23 qershorit nuk mund të kalonte shumë lehtë nga ana e mazhorancës. Rrënjët e këtij konflikti mes këtyre dy partive pikërisht që me tërheqjen e 3 ministrave të LSI nga kabineti qeveritar, që tronditi qeverinë dhe e detyroi atë të kërkonte bashkëpunimin e 3 të larguarve të opozitës për të qëndruar në këmbë.

Shkëputja e ministrave nga qeveria solli më pas një vrull të lartë të spastrimeve të punonjësve të admninitratës që ishin vendosur në ato poste nga LSI, sipas marrëveshjes për 20% e admninistratës së kontrolluar nga kjo forcë politike. Largime të bujshme u konsideruan ata të drejtorëve të spitaleve apo dhe ajo e nënkryerartit të bashkisë, Petrit Vasili.

Pas këtyre, kreu i qeverisë mori vendim për të zvendësuar zvendësministrat që ishin të LSI. Mllefi i mazhorancës pas largimit të ministrave dhe panikut që u krijua për qeverinë depërtoi edhe në KQZ, ku brenda pak ditëve ajo ndërrmoi një akt për shkarkimin e anëtarit Ilirjan Muhos, që nga të gjithë, por dhe nga ndërkombëtarët u cilësua si në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Shkarkimi i Muhos nga e djathta nuk mund të kalonte lehtë nga opozita. Veprimi që erdhi pas këtij akti të PD ishte pikërisht bashkimi i votave të anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe shkarkimi i kryetarëve të djathtë që drejtonin këto bashki.

Pothuajse në të gjitha bashkitë në vend, këshillat bashkiakë kryesohen nga të majtët, duke e kaluar mazhorancën automatikisht në minorancë. Shkarkimi i kryetarëve të këshillave bashkiakë që drejtoheshin nga mazhoranca arriti deri te bashkia më e madhe në vend, te ajo e Tiranës, e cila aktulisht ka dy kryetarë të këshillit bashkiakë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare