Ylli Pata: “45 ditët e ferrit”, sulme e skandale deri më 14 maj

Ylli Pata: “45 ditët e ferrit”, sulme e skandale deri më 14 maj

Ilir Meta, Sali Berisha

Tashmë fushata për zgjedhjet lokale ka hyrë në pjesën më të nxehtë të saj, e pritet që nga dita në ditë ajo të jetë më dramatike. Këtë herë, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të shkuarën, “ferri” mediatik ka nisur vonë, ose tamam tamam ende nuk ka nisur. 

Kjo për dy arsye: si për shkak të taktikave në lidhje me çështjen e vulës së PD-së, që nuk ka vetëm vlerë ligjore, por edhe organizative pasi ka të bëjë direkt me thirrjen “nën armë” të njerëzve të bazës, por edhe për të studiuar taktikat e kundërshtarit.

Megjithatë, ç’ka ndodhur, ka ndodhur, palët tani po hyjnë në një periudhë që cilësohet edhe sulmi final për të marrë votat e qytetarëve.

Foltorja e Berishës dhe LRI-ja e Metës, që kanë firmosur koalicionin “Bashkë Fitojmë”, nuk është një grupim politik që ka një fuqi reale në bazë. Madje edhe aty ku ka pasur një infrastrukturë pak a shumë solide, si në Shkodër, gjendja ndryshoi me ikjen e Agron Çelës, krahun më të fortë të LSI-së në nivel bashkie e qarku.

Ajo që pritet nga vula Berisha-Meta, do të jetë një operacion tepër i fortë mediatik, duke u mbështetur në pikat e forta që zotërojnë në disa televizione dhe media online.

Nga aty do të nisë një operacion i egër, të cilin “mjeshtrat” që e kanë ideuar, e janë të huaj, të cilët kanë punuar për Berishën e Metën edhe në vitin 2017, e kanë cilësuar “45 ditët e ferrit”. Duket se nuk ishte e rastësishmje një sulm i tillë ndaj një personi që ka dërguar në SPAK dosje për Ilir Metën. 

Megjithatë duket vetëm fillimi. Janë përzgjedhur 4 politikanë të lartë në shënjestrën e “ferrit 45 ditor”, të cilët do të kryqëzohen egërsisht, ndërkohë siç mësohet janë shënjestruar me të kuqe një grup mbështetës që do të sulmohen gjithashtu, duke mbajtur rezerva sipas situattës.

Stategjia është e qartë, meqë si Sali Berisha, si Ilir Meta, gëzojnë një reputacion të keq publik, ata kanë planifikuar të bombardojnë sa më shumë kundërshtarët për të ndikuar që edhe ata të baltosen sa më shumë. Për të krijuar një tip mjergulle, ku zgjdhësit të krijojnë sa më shumë konfuzion.

Kjo strategji, është hartuar me kujdes nga disa ekspertë të bombardimit të opinionit, të cilët kanë punuar në shumë fushata, kryesisht në favor të partive sovraniste në Europë.

Bërthama e grupit është e plotë, e natyrisht ata presin se cila do të jetë lëvizja e kundërshtarit. Nëse Edi Rama, siç ka thënë do të rrijë urtë, duke parë vetëm çështjen e qeverisjes, ata do të vijojnë bombardimin, ku së bashku me njerëz të mazhorancës do të sulmohen edhe përfaqësuesit e PD-së, për të bërë që sa më shumë njerëz në bazë të trullosen e ose të votojnë për “Bashkë fitojnë” ose të mos votojnë fare.

Por gjithçka mund të marrë rrjedhë tjetër, nës edhe pala tjetër do të kundërpërgjigjet me të njëjtin zjarr artilerik. E sipas gjasave, nuk do të rrijë pa ndodhur. Gongu ra!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale