Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Ekonomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Ekonomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Milva Ekonomi

Ka një gjë që të bie në sy në sjelljen kokorroçe të njerëzve të Sali Berishës. Nuk sulmojnë kurrë “homologun” e tyre, por gjejnë një personazh sa më të qetë e qytetar. E vë re unë te Gazeta TemA, e cila është e vetmja media që ka komentet e hapura. E vetmja.

Njerëzit e Berishës më shajnë me kuç e me maç, duke dalë si anonim, sepse nëse janë burra komentojnë ballë në rrjete sociale, ku i del emri edhe fytyra. Atëherë, normalisht përgjigjen mund tua jap shqiptarisht.

Sepse nuk ka pasur, përveç rasteve të rralla, ndonjë përballje përmbajtësore apo kritike me shkrimin, por thjesht kanë sharë pa asnjë logjikë, ç’ka herë pas here kanë qenë lexues që ia janë kthyer si të isha unë, e për këtë u jam mirënjohës.

Por sharja ndaj meje, që sipas tyre merrem me Berishën sepse e kam urdhër, mund të ketë arsye, por të dhunosh një personazh aq paqësor, aq qytetar aq intelektual si Milva Konomi, tregon se nuk ke asnjë ndjenjë humane.

Më vjen keq se Ina Zhupën e kam pasur edhe stazhiste te Gazeta Shqip, e ajo shtyrje ndaj profesoreshës është vepra më e palogjikshme, më e pamendueshme, e më idiote për një politikane.

Nga sot Ina Zhupa, i ka vendosur vetes një vizë të kuqe, e sipas të gjitha gjasave nuk ka për të marrë asnjëherë një simpati publike. Sepse të shtysh një njeri si profesoresh Milva, ka vetëm dy arsye. O nuk e di se kush është, ose nuk e ndjen se çfarë po bën.

E të dyja nuk e kualifikojnë asnjë person. Milva Konomi është një nga shkencëtaret më të njohura të këtij vendi, është një nga ekspertet më mira të Shqipërisë, e si politikane, asnjëherë prej saj nuk ka dalë kurrë ndonjë fjalë e rëndë apo fyese.

Po pse të dalldisurit e PD-së sulmuan profesoreshë Milvën? Ka vetëm një përgjigje! Siç ajo që Edi Paloka ju vërsul atyre që rrinë në lokale, e sot i kërcënoi se do i fusë molotovin, ndryshe do i mbyllë qepenat.

Qartësisht: PD e Sali Berishës po sulmon atë shtresë që quhet shtresa gri: po nuk qetë me ne, mos jeni kundër nesh!

Ndoshta pronarët e lokaleve me Ed Palokën e zgjidhin vetë ata që sulmohen, por profesoreshë Milvën, duhet ta mbrojë PS, madje fort. Nëse s’e bën, logjikisht i bie që po mbajë të njëjtin qëndrim me Ina Zhupën.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilirjan: 10/10/2024 10:00

    PD e DESTINUAR te shkrihet.Deklaratat skandaloze te palokes, pertej veprimeve te kryera ne vazhdimesi,jane te krahasueshem me veprimet e kemishave te zeza e me pas te nazisteve para se te merrnin pushtetin 100 vjet me pare.Paloka nuk ka si t'i dije keto, sepse nuk lexon historine por skedinat. Eshte ora te mendoje e veproje drejtesia me keta PALACO, per tej ndeshkimit qe do t'u japé populli me vote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro