Ylli Pata: Borebardha opozitare që nuk ka princ që e puth

Ylli Pata: Borebardha opozitare që nuk ka princ që e puth

Argita Malltezi

Në analizën e fundit mbi perceptimin politik në vend, Eduard Zaloshnja, dha një metaforë piktoreske për gjendjen e elektoratit opozitar.

Zaloshnja, e krahasoi arqipelagun e votave të opozitës si një Borëbardhë me 7 xhuxhat. Ku Borëbardha ishte segmenti politik i PD-së që përfaqëson Sali Berisha e 7 xhuxhat, subjektet e tjera më të vogla.

Edhe pse një studiues i ftohtë dhe njohës preçiz i realitetit elektoral shqiptar, Zaloshnja, i dha një metaforë princeshe partisë që dikur ka marrë pjesë dhe e ka mbështetur.

Në fakt, realiteti është i tillë se PD, si partia e parë që theu diktaturën komuniste në Shqipëri mbetet e do të mbetet një “princeshë” e rënë nga vakti, e që do ta ketë gjithmonë tërheqjen dhe emrin e madh të një force politike që bashkoi shpresat e shqiptarëve.

Zaloshnja kryen sondime politike thuajse permanente në vend dhe thuajse të gjitha përfundimet e tij, jo vetëm kanë dalë, por kanë pasur një saktësi kirurgjikale. Në 14 maj të vitit të shkuar, ai arriti një rezultat kokë më kokë në zgjedhjet në Shkodër, pasi kreu një seri sondazhes të thella në terrenin e bashkisë, ku rezultati thuajse ishte identik me sondazhin.

Pak ditë më parë, Eduard Zaloshnja ka kryer një sondazh politik në qarkun Shkodër, kur rezultati ishte i tillë: Nëse votohet sot, PSD merr 2 deputetë, PD e Bashës 1 deputet, PS 4 deputetë dhe Rithemelimi 4 deputetë.

Ky përfundim është mjaft i rëndësishëm, që tregon se vota e 14 majit, nuk ishte pastërtisht politike, por një qëndrim pro figurës së Bened Becit, ku tashmë është e qartë për të kanë votuar shumë demokratë.

Sondazhi i fundit i Shkodrës, na jep një panoramë afërsisht ose ekzaktësisht të vitit 2013. Kur qarku Shkodrës doli 6 me 5. Pranë vija të trasha jemi në një linjë ose në një grafik i ndarë më dysh në Shqipëri, ku 50% janë me PS dhe 50% kundër mazhorancës.

Për të kapërcyer “fillin e Arjanës”, një opozitë duhet të joshë pjesë nga votuesit socialist, ose të demotivojë pjesën tjetër që të ulet.

Version që politikisht është shumë i vështirë, kur në lojë janë si “xhuxhat” e Zaloshnjës, e aq më shumë shtriga që i ka dhënë mollën me helm Borëbardhës së shkretë.

E cila që nga 2021, është buzë lumit, ku 7 xhuxhat e vegjël vetëm qajnë e mallkojnë, por nuk arrijnë ta sjellin në jetë.

I vetmi që mund ta bëjë këtë është princi mbi kalin e bardhë, i cili me bukurinë e tij do të prishë magjinë e do ta çojë borëbardhën në kështjellën e saj të babait që ja vrau njerka. Po shtriga? Pse se vrasin xhuxhat?

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dajti: 31/05/2024 11:54

    Shume titull i bukur. Edhe permbajtja po ashtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë