Ylli Pata: Çadrat pa Lulin, skenarët që po përfliten për 'protestën qytetare'

Ylli Pata: Çadrat pa Lulin, skenarët që po përfliten për 'protestën qytetare'

Organizimi i protestave menjëherë, sapo u rrit çmimi i karburanteve, pati një impakt normal, madje edhe më shumë se aq në publik.

Siç realisht janë pritur gjithmonë protestat në Shqipëri pas vitit 1990. Sa për dijeni, nga viti 1990 janë bërë dhjetëfishi i protestave që kanë ndodhur nga 1992 kur “fitoi demokracia” deri në vitin 1997. Sepse policia e “demokracisë së fituar”, protestat e opozitës i linte te fusha “Ali Demi”, kurse protestat e të përndjekurve, sindikatave, pronarëve, artistëve etj, i mbyste në dru.

Ka shumë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve, e njëri, një nga sindikalistët e parë që rrëzuan qeverinë e Fatos Nanos në vitin 1992, do të jetë personazh i një shkrimi tjetër.

Pa i hyrë historisë, protesta e nisur nga disa nismëtarë që janë persona publik, por edhe njerëz që marrin pjesë në disa protesta, madje që kanë qenë edhe aktivë në “marrjen e Kështjellës”, pra të selisë së PD-së më 8 janar, pati si objekt çmimet e karburanteve dhe artikujve të tjerë. Si rezultat pati një lëvizje e qeverisë, e cila bëri të ditur përgjigjen e saj.

E pikërisht këtu nis ajo që i jep protestës kuptimin real të fjalës, kur qeveria reagon. Nis të formësohet ideja dhe vizioni i protestuesve, kërkesat, konceptet, zgjerimi deri në një farë mase, deri për t’i dhënë protestës një fuqi dhe një fitore.

Natyrisht asnjëherë fitorja nuk ka qenë, është apo do të jetë e plotë, por gjithsesi një protestë me një rezultat është një ngjarje e rëndësishme. E nga këtu, do të përvijohej, një vizion për të monitoruar mbajtjen e premtimeve të qeverisë dhe të kërkesave të protestuesve.

E kështu, avash- avash, ngrihet, trajnohet, fuqizohet një lidership i një kauze, që nuk mund të jetë “kauzë hidrokarburesh” por i të drejtave sociale apo edhe politike e themelore, quaje sit ë duash.

Por në këtë rast, pra në protestën e nisur për hidrokarburet, ne jemi përballur me një kaos lidershipesh ao një “luftë civile” lidershipesh, që ka qenë në çdo protestë. Sepse në fund, ideja e çdo proteste do të hynte na suazat e “kauzës” së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Siç hyri edhe protesta që nesër mban “natën finale të festivalit”, i cili ka pasur një krizë prezentatorësh.

Disa i sulmuan si sorroistë, disa si të futur nga qeveria, e shumë shumë akuza të tilla, pasi është normale që të ketë një garë për protagonizëm . E gjithë kjo betejë ka pasur një qëllim, për ta future protestat në brazdat e një axhende që shkon drejt e te “Shtëpia e Lirsë”.

Kjo do të jetë e qartë nesër, por edhe sot bëhet edhe më shumë pa mjergull. Njerëz të LSI-së, publikojnë axhendën e protestës që nuk do të jete me orar por “qëndryeshmërie. Pra siç tha një pjesë e “paramilitarëve” të Ilir Metës: do të ngrëmë çadra.

Ja ç’shkruhet në një nga njoftimet që japin zyrtarë të rëndësishëm të LSI-së.

“Ditën e Shtunë ora 11:00

Kalohet në fazën e dytë, nga protesta me orar në protestë qëndrueshmerie.

Studentët

Minatorët

Naftëtarët

Fermerët

Mësuesit

Mjekët

Kamionistat

Taksistët

Të përndjekurit politik

Emigrantët nga e gjithë diaspora.

Të gjithë së bashku në Shesh deri ne plotësimin e kërkesave”.

E me anë të hashtagëve, del se protesta nuk do të ketë vetëm përkesat ekonomike, por edhe për reformën në drejtësi, kundra Lulit, apo edhe reformës zgjedhore e çështje të tjera që shtetësojnë “shoqërinë”.

Ndërkaq, janë thirrur të vijnë edhe “personalitete nga jashtë”, siç janë disa teologë që janë VIP-a në rrjetet sociale për “teorinë e Tokës së Sheshtë” dhe kundër Covid 19 e vaksinave të tij, që përpara se takojnë Ilir Metën e Monika Kryemadhin, kanë zhvilluar bisedime me kreun e negacionistëve shqiptarë, që nesër pritet të jetë një nga folësit. As më pak dhe as më shumë por Alfred Cako.

Një “2 mars 2020”, ku do të shohim mjaft detaje e të forta, ku sipas gjasave do të ketë edhe një përplasje për lidershipin. Po çadrat? Kjo duket edhe enigma; do t’i hapin të shtunën, apo do t’i lënë pas Novruzit…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë