Ylli Pata: Celibashi, si oligarkët mediatikë të 'Foltores'

Ylli Pata: Celibashi, si oligarkët mediatikë të 'Foltores'

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

Foltoren e Sali Berishës e njohin si Partinë Demokratike vetëm mbështetësit mediatikë të doktorit, të cilët, edhe kur Gjykata e Apelit të japë vendimin përfundimtarë nuk do ta respektojnë. Pasi për ta gjithë këto vite nuk ka ekzistuar reforma në drejtësi, nuk ka ekzistuar vendimi non grata, por vetëm një realitet që prodhohet nga kuzhinat e pasura të Gjirit të Lalzit.

Kjo tashmë dihet, por mjafton të shikohet sjellja e të gjithë shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare në lidhje me opozitës, për të mësuar logjikën legale se si duhet vepruar një institucion. Të gjitha shtetet, njohin si legjitim grupin parlamentar të PD-së, meqë aktualisht palët në PD janë në një konflikt gjyqësor. Por nga ana tjetër ata nuk e njohin foltoren si PD, pasi realisht nuk është.

Sepse foltorja nuk është zgjedhur nga organet partiake, por nga forume të përzgjedhura nga lart. Ky është një debat i njohur, ku mund të ketë sa të duash elemente subjective, pra që secili të mbrojë argumentin e tij, megjithatë, si një subjekt juridik që është një parti politike, atëherë çdo institucion duhet të njohë vendimet përkatëse.

Sjellja e sotme e Ilirian Celibashit, ku ka kërcënuar për mos regjistrimin e Partisë Demokratike si një institucion bazik i shtetit shqiptar është një skandal.

Nëse Ilirian Celibashi, i zhytur në një konflikt interesi për arsye të lidhjes familjare me Fatmir Mediun, do të duhet të paktën t’i kërkojë Gjykatës së Apelit me shkresë zyrtare të vendosë urgjentisht se kush e përfaqëson PD-në, Enkelejd Alibeaj ose Sali Berisha. Ndryshe zgjedhjet e 14 majit janë totalisht të kompromentuara, pasi kemi të bëjmë me një ndikim preferencial të një organi, i cili duhet të jetë thelbësori në periudhë zgjedhore. Aktualisht ka një vendim të shkallës së parë që është ai i Agron Zhukrit që i ka bërë lëmsh gjërat, por të cilin e njohin vetëm mediat pranë Sali Berishës.

Ilirian Celibashi, si kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili merret pikërisht me aspektet shkresore të subjekteve zgjedhore, do të duhet të mos kryejë asnjë veprim procedurial pa u zgjidhur kontesti ligjor brenda opozitës shqiptare. Fare asnjë regjistrim, asnjë letër apo komisioner. Pasi ndryshe çdo vendim do të kondicionojë krejt jo fair zhvillimet politike të kontestit brenda opozitës. Qoftë kjo edhe duke ju drejtuar Presidentit të Republikës, që nëse nuk zgjidhet nga Gjykata e Apelit, nuk do të ketë asnjë regjistrim partish apo kandidatësh në KQZ

Partia Demokratike është dukshëm një çështje e hapur ku ka dy palë që kërkojnë të drejtën e përfaqësimit. Vetëm përfaqësuesit e Sali Berishës në media mendojnë pa asnjë bazë se pjesa që Alibeaj përfaqëson është pakicë. Përkundrazi, Sali Berisha është pakicë sepse nuk ka as Këshillin Kombëtar, as kryesinë, as grupin parlamentar, e ç’është më e rëndësishmja, degët e partisë. Por këtë e zgjidh gjykata, e deri sat a zgjidhë nuk ka as regjistrim, po as zgjedhje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gzimi: 01/02/2023 19:59

    Pse edhe Celibashin e shpallët armik të pushtetit popullor tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat