Ylli Pata: Cirku politik me helenizmin si kauzë opozitare

Ylli Pata: Cirku politik me helenizmin si kauzë opozitare

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës, si dhe mbështetësit e tyre të konfiguronin helenizmin si një komardare shpëtimi kjo nuk është gjë e re. E ka bërë Ilir Meta në vitin 2016, kur në cilësinë e kreut të një delegacioni deputetësh shkoi në Parlamentin grek, duke u ankuar për Edi Ramën.

Le ta kthejmë pak situatën në atë kohë. Jemi në kohën kur reforma në drejtësi, sapo kishte nisur prodhohej në kantier. Ilir Meta, e Sali Berisha nuk e donin atë atëherë, siç nuk e duan sot. Dhe atëherë Ilir Meta shkoi në Athinë, në krye të një delegacioni parlamentar, ku mori një dekoratë të lartë nga Parlamenti i Greqisë. Pak a shumë, delegacioni që mori Meta me vete ishte bërthama e një mazhorance të re që tentoi të krijojë në Kuvend për të rrëzuar Edi Ramën.

Por Athina, nuk është një kancelari amatore, që mund të përdoret për cirk politik. Ajo eci me një axhendë të vetën që kishte vite që e shtynte-Himara. Mazhoranca Syriza plus nacionalistët e djathtë të ANEL, vendosën të shpallin Non Grata dhe ti heqin shtetësinë greke Jorgo Goros, kryetarit të bashkisë së Himarës që ishte zgjedhur për herë të parë në vitin 2007.

Pas shpalljes non grata të Goros, marrëdhëniet mes Tiranës e Athinës thuajse u prishën. Negociatat e nisura nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kocias, u zeruan si pasojë e agjendës së “helenizmit”. A është Helenizëm apo helenizim, ky është një debat që prej vitesh krijon një ekuivok në panelet tona. Por fakt është se nëse një njeri i shkolluar me helenizëm mendon Platonin, Sokratin, Perikliun, Odiseun, Leonidhën, Akilin apo Penelopën, Athina ka kute të ndryshme.

Pasqyra e helenizmit në Shqipëri, së paku vitet e fundit kanë qenë Kostandin Kacifas dhe Fredi Beleri. Të dy paramilitarë të andartëve modern, të hedhur në politikë nga nëntoka e shërbimeve sekrete.

I pari, viktimë i një incidenti tragjik pasi terrorizoi Bularatin me një armë zjarri, i dyti, armën e zjarrit e ka përdorur në pjesën e parë të karrierës së tij.

Helenizmi politik i Athinës, asnjëherë nuk është konsideruar si një kërkesë të drejtash, por është kërkuar një problem edhe kur nuk ka ekzistuar. Rasti Kacifas ndodhi, në një kohë kur paramilitarët e forcave të djathta ishin me dëshmi edhe nga mediat greke, si një organizim i asaj që quhet deep state. Helenizmi që Arjan Çani e ka krahasuar shpesh me shqiptarizmin në Preshevë, nuk ka qenë asnjë herë një problem tekstesh, problem gjuhe, problem identiteti.

Ka qenë një problem politik, madje më shumë se kaq, e ka të bëjë me Himarën. Të cilën Sali Berisha dhe Ilir Meta, e vulosën fort me rastin e Fredi Belerit si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ajo vulë politike nuk do të kishte asnjë problem, nëse realisht dhe politikisht opozita do ta sillte Fredi belerin, si një aleancë politike e opozitës në territor.

Në Himarë, nuk ka asnjë, po asnjë fare seksion të Partisë Demokratike apo LSI a Partisë së Lirisë që ka votuar Fredi Belerin. i cili asnjëherë, madje ndryshe nga Vasil Bollano, as nuk është zgjedhur as nuk ka bërë garë brenda OMONIA-s apo PBDNJ-së.

Sepse Fredi Beleri nuk ka qenë asnjëherë një aktor politik i asaj që mund ta quajmë minoritet grek. Gjithmonë zoti Beleri ka pasur suflerë politike siç është zoti Dule apo diplomatët e Athinës. Gjithsesi, çështja Beleri, që nisi si një akt i guximshëm, për ca u quajt si kamikaze, sot është një gjurmë që nuk shqitet kollaj, edhe sikur të mundohet si foltorja apo Partia e Lirisë.

Në panelet e darkës, njerëzit e Belerit janë thuajse çdo natë dhe kanë shpallosur idetë e tyre, ide që përqëndrohen në keqadministrimin e bashkisë së Himarës nga rivali i tij, siç është Jorgo Goro. Të cilët sot janë të dy të paraburgosur.

Por politikisht, se këtu është realisht çështja, çfarë opozita kërkon të arrijë me tezën heleniste, për të cilën flitet pafund? Ka disa qasje: dikush që Greqia është më humane se Italia, që mbyti Katerin e Radës, ca të tjerë thonë që Shqipëria është bërë sot Turqia e dytë në Ballkan dhe na e kanë rrethuar Athinën, duke i shtuar edhe VRMO-në, e sot grekët janë jetimë, të vetëm.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, e kanë përkrahur hapur Athinën për rastin Beleri dhe kanë dhënë qëndrimet e tyre publike në mediat greke, e sot në Athinë thuhet se Edi Rama është i vetëm në rastin Beleri, të gjithë të tjerët janë kundër. Por sot, kauzën e të ashtuquajturit helenizëm, a do ta elaborojë opozita? i takon realisht. Jo vetëm të gjëmojë në panele se po luftojmë “demokracinë më të fortë në botë”./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë