Edi Rama ka shpallur sot një nismë të mazhorancës, ku deputetët e PS-së janë të ndaluar që të rekomandojnë vende pune, propozime për promovime dhe të tjerë në zonën e tyre. Madje e ka konsideruar se kjo konsiderohet një shkelje penale.
Në SHBA, një deputet, përkatësisht Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, që përfaqëson një konte të vaktuar, për katër vjet nuk bën gjë tjetër veçse rekomandime për poste të ndryshme publikę. Ndërsa një Senator, ku çdo shtet ka vetëm dy merret me gjëra edhe më të mëdha. Jo vetëm për shtetin e tij por për të gjithë SHBA, por edhe mbarë botën.
Sa senatorë amerikanë kanë lobuar për çështjen shqiptare, vetëm sepse kanë pasur shqiptarë në zonat e tyre që kanë financuar fushatat.
Një përfaqësues i komunitetit ka vetëm një detyrë; të bëhet zëri i tyre.
Por problemi ynë është se me reformën e 2008 nuk dihet kush është deputeti i kujt. Sepse një zonë elektorale ka më shumë se 2 apo tre deputetë. Të marrin qarkun Tiranë; njësia 5. Sa deputetë janë nga PS, PD apo partitë e vogla?
Në një sistem mazhoritar por edhe proporcional normal, një zonë elektorale ka vetëm një deputet. Shembulli është Greqia fqinje, ku korrektimi ligjor ka bërë që në një zonë të zgjidhet një deputet. E kjo është jo vetëm logjike por është baza e legjitimitetit të votës popullore.
Sidomos në zona të mëdha si Tirana, Durrësi, Fieri, ku si pasojë votës proporcionale dalin disa deputetë. Ku njëri thotë se gjendja është fantazi e tjetri thotë se është katastrofë.
Problemi i përgjegjësisë është politik e vetëm i tillë. Kush kërkon votën e një njësie territorial, duhet ose të fitojë apo të humbë. Nuk mundet që kjo njësi duhet të ketë dy apo më shumë deputetë.
Ky është një nga handikapët e sistemit proporcional që na u dha si spanjoll. Por në Spanjë, një deputet që zgjidhet nuk e ka një dublant nga një partii tjetër, ai përfaqëson komunitetin, edhe pse nuk është zgjedhur me sistemin mazhoritar.
Përfaqësimi është baza e një sistemi politik; para reformës Gjanaj-Islami-Liponen të 2001 që shkatërroi sistemin e balotazhit alla francez në Shqipëri, deputeti zgjidhej me shumicën absolute të zonës që përfaqësonte, Njëjtë edhe kryebashkiaku. Sot deputeti zgjidhet nga lista e mbyllur kurse kryebashkiaku zgjidhet sikur të ketë edhe një votë më shumë. Po nëse në një qytet konkurrojnë 10 kandidatë dhe i pari ka vetëm një votë më shumë se i dyti a është legjitim?










Komente
Komento