Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin

Berisha dhe Kryemadhi te shtëpia te Gjiri i Lalzit

Dy gazetarë të njohur nga Kosova, Berat Buzhala dhe Burim Pacolli, po bëjnë prej ditësh një udhëtim epik në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Dy ditë më parë, ata sollën me video, një kronikë nga më të rrallat që janë bërë në mediat shqiptare, mbi “bllokun” e Lalzit, ku ndodhen vilat e Sali Berishës e Ilir Metës.

Të cilat media shqiptare, përkatësisht televizionet kryesore, nuk kanë guximin t’u tregojnë shqiptarëve, se ku ndodhen apartamentet luksoze të dimrit dhe ato të verës së njerëzve të fuqishëm të këtij vendi.

Kronikë, që është një logjikë krejt normale, pasi njerëzit në vend e dinë mirë se kush janë pasuritë e katanditë e njerëzve më të fuqishëm. Mungesa e kësaj kronike është thjesht një futje kokës në rërë si struci.

Mirëpo, ka që në dhjetorin e vitit të shkuar, ku njerëzit janë bombarduar çdo natë në panele, mitingje e konferenca shtypi, me hallet e problemet e dy dinastive nga më të pasurat e këtij vendi, që janë edhe dinastitë e personazheve që kanë qeverisur më shumë Shqipërinë post-komuniste. Dinastisë “Berisha” dhe dinastisë “Meta”, fatet e të cilëve janë kthyer në një bukë e djathë për njerëzit, sot kur jemi mbi 34 vjet nga rrëzimi i komunizmit.

Kur, në Kavajën e dashur si për Saliun, e kohët e fundit edhe për Ilirin, u hodh një parullë e fortë në stadiumin e futbollit të qytetit. Kronikë, që si për ironi të fatit e ka dhënë Ilir Meta, atëherë radiokronist i “Nga njëra ndeshje në tjetrën” që e drejtonte Ahmet Shqarri në Radio Tirana.

“Poshtë dinastia, Rroftë Ramiz Alia”, u tha atëherë në stadiumin e Kavajës, që ishte një parrullë e fortë për të denoncuar regjimin komunist. Ku akuzohej familja e Enver Hoxhës, se ishte kthyer në një dinasti.

Në fakt, pak vite më pas, e veja e Enver Hoxhës, Nexhmija, së bashku me djalin e madh dhe motrën e Enverit, jetuan për gati 30 vjet në gërmadhat e pularisë së Tiranës. Në një shtëpi përdhese. Nga miradinat e pushtetit, familja e Enver Hoxhës nuk trashëgoi asnjë banesë, asnjë makinë, madje asnjë makinë shkrimi.

Udhëheqësi i fundit komunizt, Ramiz Alia, vdiq me faturën e dritave në xhep, të cilën kishte shkuar ta paguajë.

Si Nexhmia, si Ramizi, ashtu edhe drejtuesit e tjerë të udhëheqjes komuniste, bënë disa vite burg në Shqipërinë postkomuniste, të akuzuar se kishin jetuar në luks, në disa shtëpi, të cilat i dorëzuan një më një, së bashku me ç’kishin brenda dhe jashtë.

Ndërkaq, prej dy tre vjetësh, Shqipëria po përjeton një fenomen të ri, që nuk e ka pasur asnjëherë këto 30 e ca vite, ku një prokurori e posaçme, po tenton të hetojë pasuritë e kupolës së re që mori në duart fatet e Shqipërisë në 1990.

Mirëpo kjo tentativë e SPAK, ka krijuar një reaksion të tmerrshëm propagandistik e mediatik, ku analistë e politikanë, çirren pa fre në panelet televizive për “maskarenjtë prokurorë” që po shkelin të drejtat e njeriut.

Në mediat që paguhen me paratë e dinastive të Lalzit kemi parë prej vitesh emisione modelesh luksoze, reportazhe për interior sheikësh arabë nga bregdeti i Lalzit, ku banja kishte aq shumë, sa mund të shkonte edhe një felin me emër rus. Ndërkohë ditëlindjet, zijafetet, apo dasmat slik&stylish na mbushën vazhdimisht hapësirat mediatike, me VIP-at dhe shalët e tyre për muaj e muaj hapësirën mediatike.

Soap Opera e famshme që nguli shqiptarët para ekranit para rrëzimit të komunizmit në valët e televizionit jugosllav, që shihej kontrabandë në Tiranë-“Dinastia”, nuk ishte asgjë para këtij “Vanity Fair” apo panairi kotësisht që po u jepet shqiptarëve si spektakël bajat, mbi fatet e Saliut e Argitës, apo Ilirit e Monikës.

Dhe e bukura, të gjithë këtë e quajnë: e drejta e dhunuar e opozitës”…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ikor: 22/06/2024 09:12

    Po kafetë që kishin pirë në emër të shtetit komunistat!? Këta që ti i quan dinasti janë shërbëtorë të dinastive të huaja nga prej menaxhohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari