Ylli Pata: Do PD-ja të mundë Ramën? Përse nuk krijon një model?

Ylli Pata: Do PD-ja të mundë Ramën? Përse nuk krijon një model?

Kryeministri Edi Rama

“Fitorja e 6 marsit” në Shkodër u përdor nga Berisha si me qenq “levë Arkimedi”, kur në fakt sot kryebashkiaku Bardh Spahia nuk ka zgjidh ende nyjen e njerëzve që do të ketë përkrah tij në ekzekutivin e bashkisë. Pasi ka një përplasje të madhe me LSI-në, e cila po refletohet deri në selinë e PS-së, ku mbrëmë pamë një “hall of fame” të figurave të partisë së Ilir Metës.

Megjithatë fitorja e Bardh Spahisë më 6 mars nuk është “veza e Kolombit”, madje edhe pse nuk është thënë realisht kryebashkiaku aktual nuk se i ka gjërat në dorë. Nuk ka shumicën në këshillin bashkiak, e gjithashtu ka shumë pak kohë, deri vitin e ardhshëm për të treguar që ja del për të qeverisur apo krijuar një model për Shkodrën.

Për Shkodrën? PD e ka pasur që nga 31 marsi 1991, e që është një qytet sot pa asnjë model zhvillimi, nuk se PS i ka dhënë një dorë të madhe, madje ka shumë probleme e kritika në këtë rast, por Rama e qeveria e PS ka bërë Shirokën, Vermoshin e Thethin, duke mos i lënë PD-së një mundësi për të treguar se realisht kanë një koncept për qytetin. Që nga Stadiumi “Loro Boriçi”.

“Nuk e ka lënë qeveria PD-në ta bëjë Shkodrën siç e ka vizionin”? Sepse kështu thonë, po realisht si e ka PD vizionin për Shkodrën, por edhe qytetet e tjera. Sepse beteja më e afërt e opozitës në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet vendore. PD ka bërë të ditur se ka ndërmend një reformë territoriale, ku ka ndërmend ta ndryshojë konfigurimin e 61 bashkive aktuale. Po a e ka vërtet një vizion të tillë, e nëse e ka ku e mban aman? Po edhe nëse s’e ka të plotë, përsë nuk nis të dsikutojë ide rreth kësaj reforme, që e ka bërë të ditur se e ka për zemër.

Cili është modeli i PD-së për zhvillimin e Tiranës, qyteteve kryesore, të cilat deri më sot i ka kontestuar fort qeverisjen e PS-së? PD akuzon kryebashkiakun Veliaj për ndërtime të shumta? Si e ka vizionin opozita për kryeqytetin? Të jetë një bashki e madhe, apo e ndarë me bashki të tjera më të vogla? Përveç përbetimeve për të ndëshkuar kundërshtarët, çfarë mendojnë ekspertët e PD-së për zhvillimin e kryeqytetit. 

Po për Durrësin, i cili zhvilloi zgjedhje më 6 mars? Berisha është kundër ndërtimit të dy porteve? Në dibër kundër Skavicës? Në Elbasan? Derisa nuk ka projekt altenrativa është kundër një pale të të fortëve që i ka prishë punë tjetrës. Korça? Duhet të ketë opozita një ide për të qeverisur bashkinë më të rëndësishëm në verilindje, të cilën e ka pasur PS-ja që nga viti 2007.

Fieri, Vlora, dy zona elektorale ku PD edhe pse nuk fiton ka një pjesë të rëndësishme, madje shumë të rëndësishme të qëndrestarisë opozitare. E ku natyrisht ka probleme që nuk shkojnë, e ku degët e Fierit e Vlorës i dijnë shumë mirë, pasi kanë ekspertë dhe njerëz në territor. A i ka dhënë mundësi PD-ja këtyre zërave opozitarë që vijnë nga Vlora e Fieri për t’ju kundërvënë mazhorancës, që realisht në mënyrë arrogante i quan si bastione?

Çdo parti normale në botë, përpara se të vijë në pushtet e ka krijuar një model të sajin në qeverisjen vendore. Me një fjalë ka bërë një qytet përpara shtetit. Ja nuk po përmendim rastin e Edi Ramës, por në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, në një qytet të vogël, në Strumicë arriti të krijojë një model që ishte determinant për të marrë drejtimin e opozitës.

Në Kosovë, opozita që u ndëshkua përballë Albin Kurtit jo vetëm që arriti të bashkohej në zgjedhjet vendore pak muaj më pas, por po tregon modele konkrete të qeverisjes së komuniteteve në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, e thuajse të gjithë vendin. Modele, që tregojnë ditë për ditë se kush janë politikanët që konkurrojnë për të marrë pushtetin.

E në Shqipëri nuk dihet se kush do të jenë ata që do ta kërcënojnë pushtetin e socialistëve. Aktualisht ka dalë vetëm emri i Ilir Metës për bashkinë e Tiranës, që gjithsesi ngjan më shumë si kabare sesa si politikë…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 13/06/2022 19:52

    Nuk e kuptoj arsyen se pse duhet te kemi te tilla ndodhi kur fare mire duhet te jemi bashk tgjith por non grata ehe

    Përgjigju
  • Monda: 13/06/2022 19:49

    Cfare i keni keto krahasime aman pd as nuk duhet konsideruar parti e mirqene se asgje nuk jane duke bere per vendin vetem te percahen njeri me tjetrin

    Përgjigju
    • Blerim: 13/06/2022 19:51

      Po nrm o plak se pd vec me flet e ka mendjen e me hedh balt mbi punen e tjereve

  • Rani: 13/06/2022 19:48

    Do te ishte mir per shtetin qe PD te tregonte qe eshte nje fuqi e shtuar dhe konkurente per PS por keshtu si e ka nisur ska shance

    Përgjigju
  • Anja: 13/06/2022 19:48

    Nuk e kuptoj si mund te behen krahasime te tilla mes nje partie qe udhehiqet nga nje non grata dhe partise socialiste qe solli zhvillimin e vertete ne vend

    Përgjigju
  • rea: 13/06/2022 19:48

    Po ku ka pd aq zgjuarsi ne vetvete sa te mendoje qe mun te vendoset ne krahasim me ps dhe te munde ramen.Nuk jane gje tjeter vese plehra te ketij vendi.

    Përgjigju
  • Redi: 13/06/2022 19:47

    Pd mbaroi si parti ne momentin qe e vendosi prap sali berishen si kryetarin e saj

    Përgjigju
  • erilda: 13/06/2022 19:47

    Pd duhet ta kuptoje qe tashme eshte thjeshte nje parti e padukshme per Shqiptaret dhe ps.Eshte parti e vdekur me njerez te gjalle te vdekur.

    Përgjigju
  • endi: 13/06/2022 19:30

    Pd ska shana ta munde ramen sepse Rama eshte superfuqi dhe shume i zgjuar

    Përgjigju
  • liku: 13/06/2022 19:04

    ska lidhje fare pd me ps. pd ka mbaruar komplet

    Përgjigju
  • Alesio: 13/06/2022 18:58

    Po ci beni keto krahasime kot se pd as cereku i ps nuk mund te quhet

    Përgjigju
  • Megi: 13/06/2022 18:57

    Nuk do te arrijne ndonjehere nivelin e PS ajo parti po te pakten te marre shembull te permiresohet se ngelen pas atij non grates akoma

    Përgjigju
  • Likja: 13/06/2022 18:54

    Po c te beje pd , skene faj ata qe nuk i ndahet ai non grata dhe nuk i le te exin perpara

    Përgjigju
  • Keli: 13/06/2022 18:47

    Po ku krahasohet pd me ps , pd ka ne krye nje non grata ke te marrin shembull ata

    Përgjigju
  • Vladimir: 13/06/2022 18:45

    Le te marrin shembull nga partia socialiste qe te ben tamam njerez

    Përgjigju
  • Mili: 13/06/2022 18:43

    Kta te PD nuk krahasohen dhe skan shance ti afrohen Rames

    Përgjigju
  • Perparim: 13/06/2022 18:43

    Hahaha po ça i keni keto lajme ska shans qe PD- ja te munde PS se eshte force politike e punes per te miren e popullit

    Përgjigju
  • Redi: 13/06/2022 18:43

    Modeli me i mire qe pd mund te mar eshte edi rama

    Përgjigju
  • Moli: 13/06/2022 18:42

    Askush nuk e mund Ramen

    Përgjigju
  • Endri: 13/06/2022 18:42

    Pd ska fuqi te bej asgje eshte nje parti e deshtuar

    Përgjigju
  • livia: 13/06/2022 18:26

    Kam koh pa e degjuar kete PD, nga behet se spo duket gjekundi

    Përgjigju
  • toni: 13/06/2022 18:15

    pdja ka mbaruar o yll ti shiko ato u kthyen prap te sala sikur ska njerez te zgjuar me sikur kan mbaruar

    Përgjigju
  • tini: 13/06/2022 18:14

    yllo pdja eshte kthy prap tek e vjetra shiko kush eshte ne kryje pastaj flit per model

    Përgjigju
  • Ersi: 13/06/2022 18:01

    Pdja eshte parti e vdekur. Te gjithe e sijme she jemi te ndergjegjshem qe sduhet te merren me punen qe ben qeveria aktuale per kete vend se ndryshe nga ta kjo po punon ta permiresoje vendin tone

    Përgjigju
  • Gazi: 13/06/2022 18:01

    Po partia non grada dhe pjesetaret e saj skane vend me ne politike dhe sduhet te merren me me te

    Përgjigju
  • Ersa: 13/06/2022 17:45

    PD sduhet te egzistoje fare

    Përgjigju
  • Serena: 13/06/2022 17:44

    PD ka vdek me koh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave