Ylli Pata: Drejtësia e 2016-s, si u kthye në një pushtet të 'frikshëm'

Ylli Pata: Drejtësia e 2016-s, si u kthye në një pushtet të 'frikshëm'

Altin Dumani

Sot nuk ka asnjë dyshim që drejtësia e re, e dalë nga reforma e vitit 2016 është kthyer në një pushtet që prodhon përditë akte që kanë një impakt të madh publik. Natyrisht jo kudo, jo në çdo rast.

Peshën e madhe e ka SPAK, GJKKO-ja e Gjykata e Lartë. E më pak, madje shumë më pak, prokuroritë e zakonshme e gjykatat e rretheve. Megjithatë, edhe atje situata është krejt e ndryshme. Pasi reforma në drejtësi, nuk është vetëm ndryshim kuadrosh, e ky është keqkuptimi i madh.

Reforma në drejtësi është mbi të gjitha një ndryshim koncepti e filozofie të një pushteti që ishte piramidë. Pra që çdo gjyqtar e prokuror emërohet nga politika, e më pas vetëm kryeprokurori jepte izmën për të hapur dosje me peshë. Sot, prokuroria është kthyer në një pushtet në vete, ku çdo prokuror mund të hapë dosje, çdo prokuror mund të hapë çështje penale e të shpallë të pandehur, por të gjitha këto vetëm me vendim gjykate.

Sot bëhen përgjime pa fund, të pavarura nga SHIK, zyra e përgjimit e të cilit ishte kthyer në qendrën e infeksionit mafiozo politik në vend. E kryen Byroja Kombëtare e Hetimit, me autorizim të prokurorit, i cili vendimin e ratifikon në gjykatë. Sot drejtësia e re është kthyer totalisht një pushtet, ku ka mbi dy vjet që flasin të gjithë në panelet televizive.

Sali Berisha e Ilir Meta, që janë njerëzit që kontrollojnë shumicën e tyre dhe të ftuarve që dërgojnë, sot njerëzit që sulmojnë më fort janë Altin Dumani si kreu i SPAK, prokurorët që kanë hapur dosjet kundër tyre, e natyrisht gjyqtarët e GJKKO-së, Apelit apo të Gjykatës së Lartë që konfirmojnë e ratifikojnë vendimet ndaj tyre.

Tashmë gjithçka ka hyrë në një rrugë që është e pakthyeshme. E megjithatë, debati jo vetëm deri më sot, apo edhe sot, por edhe në të ardhmen sdo të drejtohet ndaj SPAK.

Institucionit që ka fuqinë bazike të ndjekë politikanët e zyrtarët e lartë. E në fakt debati nuk pushon, siç nga ana tjetër e gjithë politika ndjehet e trysnuar dhe në presion nga prokurorët specialë. Madje, jo vetëm po ndikojnë në orientimin e një debati, mbi ”plotfuqishmërinë e frikshme” të SPAK, por edhe po krijohen edhe aleanca transversale të mendimeve dhe koncepteve ndaj apo kundër SPAK. E pritshme, e gjasat janë se ky është vetëm fillimi.

Po SPAK, prokurorët e tij, kush i kontrollon e mbikqyr? Askush në realitet. Ata janë totalisht të pavarur në çdo hetim që ndërmarrin, në çdo hap procedurial për të shpallë persona nën hetim, të pandehur, apo për të arrestuar.

Ka shumë gjasa që aktet e prokurorëve të SPAK të trazojnë, trondisin, apo edhe shkaktojnë drama në të gjithë atë komunitet ku hyn firma e aktit të tyre proceduriale.  Por ky është rrisku real për atë komunitet që asnjëherë në historinë shqiptare nuk kanë qenë të prekshëm nga drejtësia, vetëm kur atë ta vendoste i madhi i vendit.

Kjo vuajtje e politikanëve dhe zyrtarëve, ngjan si muzikë në veshët e publikut, e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk janë aspak sadistë, por duan të shohin pakëz ”reciprocitet”, pakëz ”bashkëvuajtje” në kalvarin e gjatë që kanë kaluar në vite e vite, duke u keqtrajtuar nga klasa drejtuese e këtij vendi. Ndaj edhe askush nuk ndjen as keqardhje, por as kënaqësi në fund të fundit, pasi nuk kemi skenat e një histerie që ndodhte në diktaturë apo edhe në postkomunizëm, kur politika nxiste militantët të eksitoheshin ndaj ndëshkimit të kundërshtarëve politikë.

Megjithatë, debati kardinal për SPAK, e prokurorët e tij është ai që hapi Erion Braçe para ca ditësh. A duhet të jetë pandëshkueshmëria e gjatë që ka qenë shkaku i ngritjes së SPAK, si prioritet i punës së tyre, radhë e një pune me objektiva, apo ndjekja e shkeljes së ligjeve nga zyrtarëve, që mund të jetë korrupsion, shpërdorim detyre, apo konflikt interesi?

Ky është debat më shumë se moral, më shumë se procedurial, është kardinal. Siç është kardinal, fenomeni i tolerancës së “Të Paprekshmëve” që shkelin ditë për ditë jo vetëm ligjet organike, por edhe kodin penal, edhe pse janë nën regjime të përcaktuara nën hetim.

A është ligji i barabartë për të gjithë? Sepse, realisht nuk mund të ketë kasta apo shtresa që dikush edhe mund ta shkelë pak, e dikush do ta hajë më shumë.

E sa për atë që SPAK do të ndikojë e ndikon në politikë, është më se e qartë se është kthyer në faktorin bazë të linjës politike. Sot është frika si udhëheqës, e nesër do të jetë tjetër fenomen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 07/07/2024 11:03

    Te ishte se "friksohen"njerezit se SPAK po' ben drejtesia,do te ishte "e keqen"e shumeprirur nga te gjithe shqiptaret.Por...ceshtja eshte se SPAK eshte kthyer ne ASPAK drejtesia.Mund te pompoher ,por do te mbetet vetem "gomme e cfryre".Te pakten ,deri tani eshte e Tille.

    Përgjigju
  • Ikor: 06/07/2024 08:58

    Vetëm nga Saliu ka frikë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë