Ylli Pata: E marta e kiametit...

Ylli Pata: E marta e kiametit...

Protestë para parlamentit

Pozita aktuale penale e Sali Berishës, nga ai vetë dhe mbështetësit e tij konceptohet dhe shpallet në publik si “persekutim politik”.

Një qëndrim që natyrisht ka opinionet e kundërta në shoqëri dhe në popul, siç e tregojnë dhe sondazhet, por gjithsesi tashmë është ndarë shapi nga sheqeri.

Edhe pse problem, ky është një shans politik për Sali Berishën dhe enturazhin e tij të ngushtë që të shkojë në zgjedhjet me këtë atu politike, me këtë flamur, ku doktori i viktimizuar të paraqitet si një symbol politik për të arritur në një plebishit.

Kundër ose pro doktorit-kjo është dilemma hametiane, e cila edhe pse në publikun e gjerë mund të mos gjejë konsensus, ka një shans që të zhvillojë një referendum partiak. Brenda demokratëve apo opozitës, që të sigurojë jo vetëm primatin, por edhe për të vënë pikat mbi i në lidhje me dyshimet e dilemat në lidhje me dosjen Partizani apo të tjera që pritet të hapen për Sali Berishën.

Me fjalë të tjera, pozita e martirit i leverdis, jo thjesht për në empati prej atyre që kanë votuar jetë e mot djathtas, por edhe një verifikim i radhëve.

Ndërkohë, doktori ka zgjedhur pozitën e shantazhit, serinë e kërcënimeve për qamet në të marta e të premte, me Molotov e gaze helmues, ku herë pas here duket si Putini që i ka future datën europianëve se do t’i gjuajë me Oreshnikun enigmatik, që ka bërë të qeshë Pentagonin.

E gjithë kjo vlagë sulmi ndodhi pas intervistës së kreut të SPAK Altin Dumani në RTSH, ku ai tha se nuk e ha fare presionin.

Po çdo të thotë kjo? Shumë e thjeshtë! Sali Berisha do të ishte i lumtur që të shkonte në zgjedhjet vetëm me dosjen Partizani, por nëse do të vijmë me kulmin e çështjes Gërdeci, e cila është në gjykim, apo edhe çështjen e 21 janarit që sipas njerëzve të marrë në pyetje është në hapat e fundit për përpilimin e dosjes, atëherë oja ndryshon totalisht.

Ndaj do kemi gjatë një stinë kërcënimesh për qamete dhe raketa balistike. Sepse jemi në një fazë politike nga ku gjërat kanë ndryshuar. Çdo ditë e më shumë reputacioni i doktorit bie pikiatë dhe rritet gjithnjë e më shumë ai i partive të reja, edhe pse nuk janë në një fazë të konsoliduar lidershipi. Pra Berishës, i është djegur plani…/ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri