Vendimi i Departamentit të Shtetit për çështjen e vizave emigratore nuk është në vendim politik, nuk është as vendim selektiv, e as një qëndrim për çështje të caktuar.

Është qartësisht një qëndrim i qeverisë amerikane në politikën e brendshme që kush vende kanë përfituar ndihma federale nuk do të përfitojnë viza emigruese.

Ky aspekt në fakt është një risi, që ne këtu e morëm si një scoop. Si ka mundësi që Amerika jep ndihma dhe shqiptarët janë pjesë e shërbimit social federal? Në fakt mandati i Presidentit Joe Biden, i cili erdhi në pushtet në kulmin e pandemisë Covid 19 ishte një program i gjerë ndihme sociale për shumë shtresa shoqërore. Që nga të moshuarit, deri ata që kanë nevojë më shumë. Mandati i Biden, ka ndryshuar realisht Amerikën dhe po e shikon edhe vetë Donald Trump që nuk mbijeton dot politikisht pa një politikë europiane mbrojtjeje sociale.

SHBA sot është një vend që duket më shumë si Kanadaja apo vendet e BE sesa Amerika e vjetër kapitaliste. Shtetet e mëdha dhe të pasura të SHBA si California, Oregon, New York, Massachusetts, Minnesota, Ohio, Virginia, etj etj, që konsiderohen shtetet liberale të majta amerikane, kanë përqafuar një politikë më sociale se Europa. Një ndryshim politik që këtu tek ne komentohet në mënyrën tallava të adhuruesve të tokës së sheshtë, kur në realitet kemi të bëjmë me një zhvillim epokal, që tejkalon edhe risitë gjeopolitike që po konsiderohen si ndryshime të rendit botëror.

E në këtë logjikë, Donald Trump është në grackë, pasi ai fitoi zgjedhjet thjeshtë për emigracionin dhe kërkon ta mbajë këtë axhendë. Në këtë logjikë është edhe pezullimi i vizave emigratore, e cila nuk është në qëndrim selektiv ndaj Shqipërisë. PD me një mendësi malinje po e konsideron si një shpallje Non Grata ndaj Shqipërisë.

Nëse do të ishte kështu, SHBA, sidomos administrata Trump që nuk e ka problem ta thotë, do e kishte shpallur jo pa problem, por me forcë. Rasti i Maduros është një precedent tipik. Amerika është një superfuqi që nuk e ka problem të shpallë hapur nëse e konsideron një vend, një organizatë apo një person Non Grata. Kush e mban mend kur u shpall Sali Berisha Non Grata?

Sekretari Blinken, me një njoftim në twitter tregoi vendimin zyrtar, pa komentet përkatëse. Por mbështetësit e Berishës thonë që nuk e ka bërë Amerika atë po Blinkeni. Po sot, kush e mori vendimin e vizave emigratore, të cilin në fakt Kongresi e ka bllokuar që tani?

Kuptohet qartë se vendimi i marrë për shtetet ky hyn edhe Shqipëria në listën e 75 vendeve as nuk ka lidhje me Shqipërinë, e më keq, madje tmerësisht e djallëzisht me keq nuk ka lidhje se Serbia është jashtë e ky përbën një vendim politik. Amerika përkatësisht SHBA nuk e ka fare kompleks nëse do të shpallte një vendim politik ndaj Tiranës zyrtare. Siç e kemi parë, Presidenti Donald Trump ka masakruar publikisht liderë të mëdhenj shtetesh si Macron, Zelensky apo edhe ironizuar të tjerë pa fund. Kështu që nëse do të kishte ndonjë rezervë ndaj Tiranës zyrtare dhe Shqipërisë, jo vetëm do ta thoshte por edhe fort madje. Po përse nuk e ka thënë?

Sepse faktikisht Shqipëria është një aleat politik i SHBA. Nëse administrata Trump apo DASH ka rezerva, nuk ka problem t’i thotë, qoftë nga Uashingtoni, apo siç ka ndodhur përgjithësisht nga ambasada. E cila këshillohet nga lart për të dhënë deklaratat e rëndësishme. E mbani mend atë punën e barit? Se Yuri nuk e ka thënë me mendje të vet, se nuk fitonte gjë. Meqë ra fjala si ka mundësi që Yuri sot është një nga personazhet kyç në Venezuelën post Maduro?/ TemA