Ylli Pata: Gaz Bardhi që bën si trim me presidentin: Argumentet ku Begaj zbatoi Kushtetutën?

Ylli Pata: Gaz Bardhi që bën si trim me presidentin: Argumentet ku Begaj zbatoi Kushtetutën?

Një ditë pasi u zu me tre gra deputete të PD-së, Gaz Bardhi, sot i është vërvitur presidentit të Republikës Bajram Begaj, vetem pse ka dekretuar një ligj të Kuvendit.

Gazi, që ka marrë vetëm nja dy lëvdata shokësh, e ka qenë për ca muaj ministër drejtësie, por që në jurispridencë as nuk ja ka idenë, ka akuzuar Presidentin e Republikës se ka dekretuar një ligj antikushtuetues.

Mendo, Gaz Bardhi, që veten e quan jurist, kryetar grupi të PD-së edhe pse se njeh kush, merr përsipër të bëjë edhe kreun e gjykatës Kushtetuese. Po nga e di Gazi se Presidenti ka dekretuar një ligj antikushtetues. Nga e di.

Kur në fakt një insittitucion si Presidenti i Republikës, së paku i ka ca filtra ekspertize. E para, e dyta, ja edhe nëse Presidenca nuk i ka qëndruar kornzës Kushtuetuese? Po aq më mirë? E çon Gaz Bardhi dhe fiton!

Mirëpo shpallja paraprake e verdiktit, a thua se Gazi është një jurist i Gjykatës Supreme të SHBA, 90 vjeç me mjekër deri në tikë, ku ka kaluar çështje, ku së paku ka lexuar 50 libra në ditë hajde, po Gazi të lexojë libër? Nuk ka kohë? Ditën në parlament, e natën në studio. E akuzoi kreun e shtetit se ka dekretuar një ligj që ka pasur shkelje proceduriale. Këtë e thotë Bardhi, po edhe nëse ndodh, ç’lidhje ka presidenti me procedurat e Kuvendit. Është një institucion krejt i pavarur. Presidenti nuk interpreton ligjin themeltar të shtetit, thjesht dekreton ligjin e Parlamentit, bazuar në kompetencat kushtetuese.

Nuk ka asnjë kapacitet, apo edhe afat të duhur ligjor kreu i shtetit që të intepretojë një ligj. Ilir Meta, kur ishte President, bënte si Fehmi Abdiu, por as e kishte lexuar ligjin. Maksimumi i kishte hedhur një sy. Presidenti nuk ka mundësi ta vendosë në është Kushtetues apo antikushtetues. Ligji i ri për komisionet hetimore, mund të kundërshtohet, pork jo mbetet për të thënë fjalën e saj Kushtetuesja. Pasi ligji thotë se komisioni nis me një rast, e jo me një fenomen. Hetimi, edhe në Kod të Procedurës Penale, bëhet për një incicje për një ngjarje të caktuar, e jo për një stinë.

Akuzohet presidenti Begaj se ka miratuar një ligj që duhej miratuar me konsensus. Po si ka mundësi që mund të dalë fjala konsensus nga një grupim që vetëm për Sali Berishën është gati t’i vërë benzinën institucionit themeltar të Republikës që përfaqëson sovranitetin e popullit? Në fakt ka kohë që ankohet Bardhi me Bajram Begajn, po sa ishte Ilir Meta President, nuk i kërkoi asnjëherë këto pretentime që bëri tani? Madje Meta, që si popull politik kishte atë të Bardhit, arriti deri atje sa shpalli Non Grata, edhe pse nuk e lejonte Kushtetuta kryediplomatin e OSBE-së në Tiranë.

Ndërkohë që Gazi sot, e quan privilegj shkëmbimin e letrave. Në fakt, sulmi ndaj presidencës nuk se është një rast për Bardhin, pasi e ka bërë sa herë për Gjykatën Kushtetuese, kur vendimet e saj nuk i kanë pëlqyer.

Edhe mund ta thotë dikush në kafe një opinion që e mendon, por jo një deputet për nj institucion terminal Kushshtetues. Edhe e thotë xhanëm, por nëse e bën nuk se tregon pjekuri për pozicionin që ka.

Por ja ta zëmë se ka të drejtë Gaz Bardhi në argumentet ndaj Presidentit Bajram Begajt. Të cilin foltorja e ka sulmuar që në fillim. Po mirë, pse këto argumenta apo ligje për ti kundërshtuar nuk ja kërkuan Ilir Metës që e kishin të tyret?! TemA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës