Ylli Pata: Kostot e agresionit final të Berishës mbi PD-në zyrtare

Ylli Pata: Kostot e agresionit final të Berishës mbi PD-në zyrtare

Sali Berisha

Të gjitha sondazhet e publikuara në javën e fundit të fushatës, japin një avancim të përgjithshëm të mazhorancës në shumicën e bashkive. Ndërkaq, një tjetër e dhënë e tyre është rritja e lehtë e koalicionit të Berisha-Metës, e ulja po aq e lehtë e Partisë Demokratike zyrtare të Enkelejt Alibeajt.

E duke u nisur nga kjo pozitë, mbështetësit mediatikë të Berishës kanë nisur të bombardojnë me artilerinë e rëndë Alibeajn, Lulzim Bashën e Roland Bejkos, që duket se do rritet edhe më shumë deri në fundjavë.

Synimi është i qartë, që të mos lejojë në asnjë mënyrë që në këshillat bashkiake të vendit të shfaqet një opozitë e re, e cila është dukshëm anti-Berisha. Pjesa e partive të vogla opozitare, si Dash Shehi e Agron Duka, edhe pse nuk u bashkuan me Berishën e Metës në koalicion, në daljet televizive janë mbështetës së fortë të kandidatëve të foltores. E kjo taktikë, natyrisht që mund t’i lërë thatë ata në këshillat bashkiake.

Por konfigurimi i një opozite të re në çdo bashki, është një shans mjaft pozitiv për të ngritur nga e para PD-në pas 14 majit. Shifrat e sondazheve i japin PD-së zyrtare nga 5-9%. Një shifër që është brenda marzhit të gabimit, e ka gjasa që leximi real nuk mund të lexohet aq kollaj nga sondazhet. Të cilët në përgjithësi nuk i perceptojnë partitë e vogla apo realitetet lokale.

Gjithsesi, ajo që duket nga fotografia që sjellin thuajse të gjithë sondazhet, shihet qartë se strukturat e Partisë Demokratike janë “gjallë” thuajse në 61 bashkitë e vendit, edhe pse partia e tyre i ka lënë thatë duke mos vendosur kandidatë për kryetarë në shumicën e tyre. Nëse do të kishte kandidatë, sipas të gjitha gjasave tërheqja e votave nga pjeseëtarët e strukturave do të ishte më e lehtë dhe mund të kishim një realitet krejt tjetër.

Nëse sondazhen konfirmohen, pra që PD e Alibeajt do të ketë rezultat edhe pse modest por thuajse të njëjtë në të gjitha bashkitë, atëherë është e qartë se strukturat lokale të saj nuk janë shkrirë dhe funksionojnë. Ndërkaq, do të kemi një realitet politik krejt tjetër në bashkitë ku BF-ja nuk do të arrijë të fitojë postin e kryetarit. 

Anëtarët e këshillave bashkiake të saj, në shumicën e tyre dominohen nga Ilir Meta, i cili natyrisht do t’i përdorë për të instaluar strukturat lokale të Partisë së Lirisë, të cilat janë shkërmoqur më 25 prill 2021. E ka shumë gjasa, që PD-ja edhe pse me pak anëtarë të marrë fuqinë morale dhe politike të opozitës ndaj pushtetit. Ndaj dhe shpjegohet agresioni me muicion të shtuar orët e fundit. 

Megjithatë, gjasat janë që të mos ndikojnë, pasi ato pak vota që merr PD_ja nuk vijnë nga komuniteti i jashtëm i votuesve të rregullt të së djathtës, por nga kundërshtarët tashmë të bindur e të konsoliduar të dyshes Meta-Berisha brenda opozitës. E duke qenë edhe të organizuar në strukturat kapitale të PD-së, rritjen do ta kenë më të lehtë në shikimin kah zgjedhjet parlamentare të 2025. Plus që sipas gjasave do të ketë edhe zhvillime të tjera. Tema

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT