Ylli Pata: Kush e fitoi duelin me Edi Ramën?!

Ylli Pata: Kush e fitoi duelin me Edi Ramën?!

Edi Rama

Përveç audiencës që ka thyer kufij të fortë të dëgjueshmërisë publike, që vetëm ndeshje futbolli apo Big Brother mund të ketë arritur, séance e pyetjeve maratonë me Edi Ramën ka qenë një eveniment shumë i rëndësishëm politik.

Një  rast, ku si opozita e Lulzim Bashës që drejton komisionin e inceneratorëve, ashtu edhe ajo e Sali Berishës, ka shfrytëzuar mundësinë që nuk i kanë future në punë gjithë këto 8 vjet për ta gozhduar rivalin e tyre politik, i cili në prill të vitit të shkuar fitoi mandatin e tretë qeverisës në vend.

Megjithëse sulmin e përgatitur ditë më parë nga mbështetsit mediatikë, që u vu re edhe sot në portalet përkatëse, realisht ajo që ndodhi në Komisionin Hetimor, nuk ka lënë shumë hapësirë për teori konspiracioni.

Sipas të gjitha gjasave, e që pritet të ketë edhe në fund një reflektim të tillë; kemi dhe do të kemi këndvështrime krejt të ndryshme të ngjarjes që po hetohet, ndërtimit të tre impjanteve të përpunimit të mbetjeve urbane në vend.

Do të kemi qëndrime të ndryshme për procedurat, tenderimin, personat që janë përfshirë apo jo, megjithatë publiku ka arritur të marrë vesh disa gjëra krejt të qarta, të cilit i ishin servirur krejt ndryshe nga ana e opozitës, e cila ka që në vitin 2014, që e konsideron këtë ndërmarrje të qeverisë, si një megavjedhje qindra milionësh.

Publiku e kuptoi qartë shifrën e plotë të investimit nga ana e qeverisë për të ndërtuar impjantet e Elbasanit dhe Fierit, gjithashtu mori vesh me detaje tarifat që bashkuajnë bashkitë që depozitojnë mbetjet në këto impiante. Njerëzit panë që 430 milionë euro nuk është një shifër që ka dalë nga buxheti dhe alokuar, por është shuma që do të paguhet në impiantet përkatëse deri në 25 vjet kur është kontrata e qeverisë me kompaninë private të impiantit të Tiranës.

Megjithatë, gjatë seancës së pyetjeve ka shumë gjëra që kërkojnë sqarim, që kërkojnë dfiskutim, që kërkojnë një hulumtim, e mbi të gjitha hetim të plotë e të thellë.

E natyrisht, në këtë aspekt është hetimi i SPAK që ka nisur prej kohësh, që sipas të gjitha gjasave do të arrijë në një qasje më të plotë, edhe nga ajo që ka dalë nga Komisioni Hetimor.

Në këtë seancë, ka fituar mjaft opozita, sidomos Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, etj, të cilat Edi Rama, i ka bërë edhe më shumë politikanë, qoftë nga pjesëmarrja në komision dhe séance në cilësinë e dëshmitarit, por duhet thënë, edhe disponibiliteti civil që kryeministri tregoi ndaj të gjithë përfaqësuesve.

Një opozitë në Shqipëri deri më sot as në ëndërr nuk e ka parë që të kenë në një komision hetimor si dëshmitar kreun e qeverisë dhe kreun e mazhorancës, pra kryerivalin e tyre për ta shënjestruar me sa më shumë municion mundën.

Edi Rama, realisht nuk ka ç’të fitojë më pasi ka marrë tre mandate rresht në një situatë kur pala tjetër ka kërkuar t’ia marrë pushtetin me shantazh në tavolinë pa hyrë në zgjedhje. Por me ballafaqimin e sotëm para komisionit, kryeministri ka shënuar një standard të ri të sjelljes së qeverisë para një parlamenti dhe opozite që kërkon llogari.

Në këtë rast, opozita që do të sfidojë Edi Ramën, do të duhet ta rrisë performancën jo vetëm publike, por edhe cilësore.

Ndërkaq, fitorja më e madhe është se sot ishte rasti që opozita t’i thoshtë në sy të gjitha akuzat që ka bërë gjithë këto kohë ndaj Edi Ramës, e kishin përballë. Ripërsëritja e një retorike kakofonike në të ardhmen, do të bjerë keq në publik, pra në një farë mënyrë ka rritur stekën e nivelit politik.

Nëse PD ka dyshime, akuza e fakte, nuk ka rrugë tjetër përveçse çuarjes në SPAK. Ky duket se është institucioni që do të jetë një pushtet shumë i fortë, jo vetëm ndëshkues, por edhe balancues. Por, për të gjithë ama, e sipas gjasave kur të kemi dosje të rënda qo do të tunden së shpejti, nuk ka mundësi të quhen si luftë politike. Pasi edhe opozita ka legalizuar Prokurorinë Speciale, në këtë rast reformën në drejtësi…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 24/02/2022 06:50

    Kuptohet qe vetem blloku fiton. Ju temes komplet si kau peles ja fusni. Ska gajle. Ne presim nga Bollino no nje artikull se me ju Rama mender as per atje nuk merret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie