Ylli Pata: Kush po e pengon bashkimin e Partisë Demokratike?

Ylli Pata: Kush po e pengon bashkimin e Partisë Demokratike?

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Në shkresën që njerëzit e Sali Berishës i dërgojnë policisë për protestën e 11 shkurtit, përveçse flasin për axhendën paraprake, përmendin edhe shifrat e pjesëmarrjes paradhënie, a thua se një protestë është dasmë që vjen kush ftohet. Megjithatë, pika e nisjes do të jetë selia e Partisë Demokratike, vend që Sali Berisha ka instaluar shtabin politik të tij, i cili është prej shtatorit 2021 në konflikt me pjesën tjetër të opozitës.

Protesta e 11 shkurtit, si thelb, më shumë se një akt politik apo demonstrativ kundër qeverisë së Edi Ramës, është tejëkëput një zhvillim që dëmton, godet, rëndon e çorienton një proces politik brenda opozitës.

I ashtuquajturi procesi i bashkimit, për të cilin flitet aq shumë, por që nuk ka nisma apo vullnete reale për ta realizuar atë. Partia Demokratike u përça vetëm nga një aksion dhe vetëm nga një njeri-Sali Berisha. i cili vendosi të çajë opozitën vetëm për interesin e tij personal pas vendimit të Lulzim Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar i PS-së.

Vendimi i Lulzim Bashës ishte shumë i fortë, thuajse epokal, por ishte një shans më shumë se për Berishën se si do të sillej pas asaj goditje të madhe, për ndërgjegjen politike të njerëzv që militojnë në PD. E këtu nuk është fjala për ithtarët e militantët e doktorit, që pjesa më e madhe janë pjesë e një armate të lidhur pazgjedhsmërisht me të, siç janë sot enveristat në Shqipëri, 35 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës.

Sot, pas më shumë se një viti e gjysëm nga ai vendim i fortë i Lulzim Bashës, vjen spontane pyetja, kush e pengon bashkimin e Partisë Demokratike? Është realisht vetëm Sali Berisha? Natyrisht që doktori është i pari, e më i rëndësishmi. Por tashmë dihet karakteri politik dhe egocentrik i tij që është gati të djegë gjithçka për të ruajtur oborrin e pushtetit të tij. 1997-a është dëshmia më e ububushme, që brigadistët e tij e përsërisin non stop kur duan të frikësojnë kundërshtarët: “Do e bëjmë si 1997-a”. “Mund të ndodhemi si 1997-a”. “Vendi po shkon në një kaos si 1997-a” apo kumbulla të tilla haluçinante që shpërndahen në panele nga njerëz të palumtur nga botoksi që ka lëvizur para afatit.

E natyrisht nuk janë militantët  e ethshëm që janë gati të rrahin, dhunojnë e linçojnë këto që shan “Salihin” siç ndodhi me Roland Bejkon më 8 janar.

Problemi më i madh se Berisha, është mungesa e një vizioni, misioni, apo thënë më ndryshe, një devijim të

Vizionit dhe misionit për synime krejt dritëshkurtëra siç ndodhi më 6 mars të vitit të shkuar.

6 marsi është një akt politik demonstrativ politik ku realisht duhet të ndodhte zhvillimi më i rëndësishëm politik i partisë më të madhe të opozitës. Pasi Partia Demokratike vendosi që të hyjë në fushatën për zgjedhjet e pjesshmee vendore, e ish-udhëheqësi i saj, Sali Berisha vendosi që të garojë kundër partisë që ka drejtuar ndër vite duke marrë borxh siglën dhe stablishmentin e partisë së Ilir Metës.

Ky akt, pra konkurimi politik kundër PD-së, është pika që  e derdh gotën, është limiti ku është thyer një marrëdhënie.

Mirëpo në vend që të mbanin qëndrim për këtë akt politik anti-PD të Sali Berishës, një grup deputetësh ku spikatën Grida Duma e Ervin Saljanji ju turrën Lulzim Bashës, ndërkohë që bashkë me të kishin mbrojtur selinë më 8 janar.

Pikërisht ky veprim i këtyre deputetëve, e natyrisht edhe zhvillimet e tjera më vonë, janë akte të qarta që jo vetëm penguan bashkimin e Partisë Demokratike, por e futën opozitën në kaos. Deri më 6 mars, PD kishte vetëm problemin Berisha si sëmundje kryesore, ose më mirë qëndrimin që duhet të mbanin për personin e shpallur Non grata nga SHBA, por edhe berishizmin si fenomen. Pas 6 marsit, PD ka edhe problemin e deputetëve apo politikanëvee të saj, të cilët kanë futur në kaos opozitën, thjesht e vetëm që të shantazhojnë apo bëjnë Pazar për të ardhmen e tyre politike.

Mënyra e lëvizjs së deputetëve sa te foltorja sa te Alibeaj, apo qëndrimet e paqarta për protestat krejt pa parim të Sali Berishës, tregon një dritëshkurtësi të theksuar.

Ndaj mund të thuhet, se ësht ë pikërisht ky faktor, pra deputetë pa bosht si Saljanji, Sula, Gështenja etj, që janë kthyer në lavjerrës pa orientim. Ishin këta deputetë që nuk mbajtën apo nuk mbajnë qëndrim kur akuzohen për tradhti apo lidhje me Ramën: Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka, etj. Të cilët, sidomos dy të fundit megjithëse më shumë personazhe të shoqërisë sesa politikanë, sërish nuk kanë mbajtur qëndrimet e duhura për ta ndalur hyrjen në kaos politik të opozitës.

Çfarë do të bëjë PD në zgjedhjet lokale? Askush nuk e thotë, pasi nuk i intereson fare, ndërkohë që baza apo degët e PD-së kanë vite që investojnë për karrierën e tyre, deputetët mendojnë për kandidimin pas dy vjetësh.

Këta personazhe janë sërish të përsërisin 2019-n-pra bojkotin, por natyrisht këtë herë pa djegie mandatesh, pasi kanë frikë rikthimin e gjuzave apo jenisherëve. Këtu deputetët të cilët janë rreshtuar që në fillim me foltoren janë më të qartë, pavarësisht se akti i tyre është kamikaz në lidhje me karrierën e tyre politike. Ngaqë nuk mund të kenë të ardhme me një politikan të ndëshkuar nga Perëndimi, por ata e kanë zgjedhur duke qenë koshient se ky akt do ta ndajë partinë.

Po përse flasin për bashkim atëherë, e çfarë duan të bashkojnë? i vetmi zhvillim i rëndësishëm që vjen nga PD është mos bashkimi i degëvee e strukturave të partisë me foltores. Rasti i djeshëm i Kurbinit, ku dega atje prezantoi një mjek si kandidat për kryetar bashkie është akt real politik. Por që mungon në mediat kryesore, të cilat thuajse janë rreshtuar të gjithë me Berishën, dhe e quajnë abuzivisht kryetar të Partisë Demokratike. Njejtë me Kurbinin, situate është e tillë edhe në Shkodër, Malësi të Madhe, madje edhe Kamëz e Kukës, por që askush nuk e nxjerr. Sepse nuk duan bashkimin e opozitës, por të Berishës dhe Metës. Të cilin sipas të gjitha sondazheve dhe perceptimeve nuk e duan votuesit opozitarë në vend.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur