Ylli Pata: Legjenda e Gridës-Norë e Kelmendit

Ylli Pata: Legjenda e Gridës-Norë e Kelmendit

Deputetja demokrate, Grida Duma

Ilir Meta, që tashmë është kthyer në një konservator fanatik i së djathtës paçka se ka qenë deputet, ministër, zv.kryeministër, kryeministër, madje edhe president i zgjedhur nga e majta, para disa ditësh promovonte modelin e Ronald Reganit si një etalon i suksesshëm i së djathtës.

Këtë postim, Meta nuk se e pati si ide të tijën, pasi e gjihë e djathta botërore sot Reganin dhe Thatcherin, duan ta shesin si një model i suksesshëm qeverisës, pasi ata udhëhoqën apo përjetuan rrëzimin e Perëndorisë Sovjetike të Lindjes.

Por Ronald Regani, përpara se të ishte një President konservator, vinte nga një histori e gjatë antikomuniste në Kaliforni, madje në qendër të Hollivudit, në kulmin e luftës së ftohtë, por pati edhe një model të tij si guvernator i suksesshëm i Kalifornisë.

Siç Boris Johnson u bë kyeministër, pasi drejtori për dy mandate bashkinë e Londrës, apo Erdogan, pasi ka drejtuar bashkinë e Stambollit.

Në politikë, më shumë se numrat, llogaritë e vogla politike vlejnë modelet, ai që në PR quhet Brandy, pra marka politike që një forcë apo një personazh përçon në publik.

Sot opozita shqiptare, ka dy brande që janë mbizotëruese: atë të Sali Berishës dhe të Ilir Metës, të cilat sipas çdo sondazhi janë antipopullor. E në këtë logjikë, ndarja, debatet, gara dhe lufta e brendshme janë një dhuratë që opozitës dhe shoqërisë shqiptare i vjen nga Providenca, si një mundësi për të ndryshuar gjërat.

Më shumë se bashkimi numerik i Alibeajt me Luan Baçin, apo Edmond Spahos me Saljanjin, i Gridës me Sali Berishën, opozita kërkon një model, apo një projekt-model që kjo pjesë e shoqërisë politike i propozon vendit si një ide për t’i qeverisur.

I duhet një markë, një vulë, një “krenari politike” që ta shesë në tregun e ideve, apo të votave.

Sot e djathta shqiptare, krenohet ose me Ahmet Zogun, Mithat Frashërin, Mehdi Frashërin, Musine Kokalarin etj, të cilat më shumë sesa modele të së djathtës janë modele të qëndresës kundër diktaturës.

Megjithatë “përdorimi” nga e djathta shqiptare i këtyre figurave tashmë mitike të qëndresës si flamur politik është më shumë se pozitiv, pasi kemi të bëjmë me një konfiguracion ideal të liderit apo përfaqësuesit.

Që përveçse i ndriçuar, është edhe shembull i sakrificës pa u gjunjëzuar. Një model tipik alla Jezus Krisht, i cili edhe kur në kryq mishin po ja shqyenin sorrat, i lutej babait që t’i falë njerëzit, se nuk dinë çfarë bëjnë.

Kështu, në një farë mënyre u sollën edhe Musine Kokalari apo Sabiha Kasimati, por edhe heroinat antifashiste gjatë pushtimit. Po po po flasim për Bule Naipin, Persefoni Kokëdhimën, Margarita Tutulanin, e sa shumë të tjera.

Pavarësisht inatit ndaj komunizmit të shumë kundërshtarëve të tij dhe pasardhësve, homologimi është i plotë e i qartë.

Shqipëria si një vend i vogël ka prodhuar shumë histori frymëzyese grash që janë kthyer në model. Si Shote Galica, e cila ishte një luftëtare më e zonja se i shoqi-Azem Bejtja, por në fund të jetës u kujdes për familjen e saj.

Po pse kjo opozitë nuk po gjen një model të ngjashëm, për t’i dhënë vendit një Musine apo Margaritë të shekullit të ri?

Është e operacion shumë i thjeshtë. E djathta italiane, nuk pati shumë vështirësi, gjeti Giorgia Melonin që vinte nga një përvojë politike dhe i dha një podium. Të cilin Meloni e tundi, e kaloi provën, e sot, akoma më shumë pasi fundosi njeriun që e bëri ministre për herë të parë: Silvio Berlusconin. Giorgia u bë lidere, e tillë bëhesh pikërisht në moment kyçe e të vështira.

Berlusconi i pezmatuar, ashtu i lodhur nga mosha e demenca kishte shkruar në letër për Melonin: arrogante, nuk flitet me të.

Por lek ne Gridën po na e sjellin si figurë, jo kur e quajti Berishën një rrezik, por kur i dha dorën, i hodh në qafë, e kur doktori e quajti “Nora e Këlmendit”.

Po më 8 janar kush ishte Grida? Kjo shihet qartë po tu kthehesh komenteve të kohës, megjithatë në këtë rast nuk është Grida një lidere, por ngjan më shumë si një e penduar. Si shumë të tillë si djemtë plangprishësit që janë kthyer në prehrin e doktorit, por që asnjëri nuk u bë lider.

Siç e ka thënë dhe një filozof i njohur i paneleve dhe i Lulzim Bashës; i famshmi F.M- edhe Bruti e vrau Çezarin, edhe Aleksandri Filipin, po Grida kë vrau? Nuk vrau asnjërin po ju rikthye fabulës së njohur që “qingji mirë pi dy nana”. Por në rastin aktual na kanë rezultuar “baba”….

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë