Ylli Pata: Mesazhi politik i rastit Dvorani

Ylli Pata: Mesazhi politik i rastit Dvorani

Ardian Dvorani

Pasi mazhoranca nuk bëri betejë në Parlament për të mbrojtur dhëmbë për dhëmbë kandidaturën e Adrian Dvoranit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njerëz të mekanizmit mediatik të Berishës e shikuan këtë si një sinjal antiamerikan të Edi Ramës. Siç e panë edhe zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Edhe pse qëndrimi politik i mazhorancës socialiste ndaj zotit Dvorani ishte krejt jo logjik, pasi mazhoranca ishte e para që u frustrua nga presioni pa logjikë i opozitës, gjithsesi ka një segment ku mund të diskutohet përtej logjikës profesionale e juridike.

Ardian Dvorani edhe pse është emër, pra individ, nuk është politikan, ai është kthyer në një makth ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, sepse ai nuk është marrë me ta, por ka ndjekur logjikën institucionale. Edhe pse është i prekur në asht nga politikat qeveritare të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pasi një vëlla i është vrarë në katastrofën e Gërdecit, por edhe është pjesë e vendimit për videon Meta-Prifti, ku siç dihet ka qenë kundër qëndrimit të shumicës. Fakt është se kjo mazhorancë, me zërin e kryeministrit Edi Rama bëri të ditur se ajo nuk e sjell kandidaturën e Dvoranit si qëndrim politik, por duke i lënë Kuvendit lirinë e zgjedhjes.

Edhe pse realisht ky qëndrim nuk përputhet me realitetin dhe mbështetjen e zyrtarëve të drejtësisë që u janë bërë mankth politikës. PS ka vënë një precedent që nuk ka ndodhur më përpara. Si PD-ja në mandatin e parë me Rustem Gjatën, ashtu edhe PS-ja më pas me Fehmi Abdiun, vërtetë sollën emra të njohur të jurisprudencës, por ata ishin pjesë e një papranueshmërie nga opozita. Edi Rama, ka sakrifikuar Ardian Dvoranin i cili është një magjistrat nivelit të lartë cilësuar i tillë edhe nga SHBA për të dhënë një sinjal politik. Po a e ka perceptuar si e tillë opozita? Nga të dhënat e njerëzve pranë Berishës, shikohet se është parë si lojë, kur në fakt nuk ka qenë e tillë, por një sinjal politik, që po u kuptua në të kundërt atëherë nuk ka pse bëhet debat. Për herë të parë në këto 30 vjet, një mazhorancë tërhiqet për një institucion thelbësor, duke ofruar një precedent. Ku në radhën e ardhshme të ofrohen kandidatura të pranueshme, por që nuk mund të kontestohen…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë