Ylli Pata: Modeli ballkanik i partive të liderëve të burgosur

Ylli Pata: Modeli ballkanik i partive të liderëve të burgosur

Ilir Meta, Sali Berisha dhe video Meta-Berisha

Teza e mëshimit së persekutimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, si drejtues të opozitës nuk eshtë shtruar tani, por sipas gjasve do të jetë edhe arma politike në fushatën e parlamentareve 2025.

Një tezë, që është unike dhe “pastërtisht” shqiptare, pasi në të gjitha rastet e ngjashme rajonale që janë shumë, nuk ka ndodhur që partia të mbajë në krye kryetarin e pandehur.

E siç është bërë simbol i fushatës apo i luftës antikorrupsion, është ish-kryeministri i kroacisë, Ivo Sanader. Bashkohës i Sali Berishës në qeverisjen e dytë të tij Bashkohës i thënshmin, pasi Berisha ka kaluar Bushin madh, Clinton, Bushin e vogël, Obamën, Trumpin, Joe Bidenin, rast unik në botë.

Por për ta ilustruar atë që quhet si një persekutim opozitat. Në momentin që Prokuroria Speciale e Kroacisë arrestoi Ivo Sananderin, HDZ-ja(Hrvatska Demokratska Zajednica-Lidhja Demokratike e Kroacisë) të cilin e themeloi Franjo Tugjman, Presidenti që bëri luftën dhe e solli pavarsinë e zëvendësoi menjëherë.

E për të vënë qetësinë në parti, që të mos ketë përplasje palësh vunë një intelektuale më shumë teknokrate por që ishte pjesë e partisë. Jadranka Kosor, e cila jo vetëm që drejtoi partinë, por drejtoi qeverinë deri në vitin 2011. Pas Jadrankës, HDZ-ja zgjodhi president të Kroacisë si Kolinda Kobar Kitariç, që u bë e famshme për bukurinë e saj mesdhetare, kur kishte drejtuar edhe marrëdhëniet me mediat në NATO, apo ehe Kryeministri aktual Andrej Plejkoviç, që konsiderohet si Tugjmani i ditëve të sotme.

Partia Socialdemokrate kroate, që është një nga forcat e para rajonale që refuzoi komunizmin e që ka figura të rëndësishme të shtetësisë në këtë vend, nuk po arrin të fitojë mazhorancë, edhe pse ka presidentin, Zoran Milanoviç, një politikan që po kërkon rrugë jashtë linjës lineare të atlantizmit. Sa po konsiderohet edhe një filorus e filo-orbanian.

Përkatësisht HDZ-ja kroate, edhe pse ka pasur figura të rëndësishme si Tugjman, apo edhe vete Sanader, i cili ka ende influencë, ajo ka ndryshuar lidershipin, duke mos mbetur peng e axhendave dhe halleve të liderëve të saj. Njëjtë është edhe VRMO-DPMNE-ja në Maqedoninë e Veriut, e cila rifitoi pushtetin pikërisht nga ndërrimi i lidershipit, kur kryetari i saj Nikolla Gruevski kërkohej nga drejtësia.

Askush nuk e ndalon opozitën që të hapë çështjen Sali Berisha, e cila përveç cështjes së përballjes me drejtësinë ka edhe një njollë në ballë nga SHBA e Britania e Madhe. Atëherë problemin e ka opozita, apo Berisha po ja shkakton opozitës. Se nëse doktori do të bënte anash siç bëri de jure në 8 vjet opozitë me Lulim Bashën, skena politike do të kishte energji të re, por kjo do të duhej të ishte reale./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën