Ylli Pata: Nga Beleri, te Meloni: Gurët që Rama hoqi nga këpucët e Tiranës

Ylli Pata: Nga Beleri, te Meloni: Gurët që Rama hoqi nga këpucët e Tiranës

Rama dhe Meloni

Nga viti 2014, këto janë zgjedhjet e para europiane që nuk ndikojnë në axhendën europiane të Tiranës.

Rezultati i dalë nga këto zgjedhje është pak a shumë i njëjtë siç ndodh çdo katër vjet. Ku në vende si Franca dhe Gjermania përfitojnë forcat politike të djathta që nuk arrijnë dot të bëhen mazhorancë, e në vende me një rekord më të ulët në shoqëri si Italia e Greqia, përfitojnë forcat që janë në qeveri.

Në të gjitha zgjedhjet e tjera europiane, Shqipëria ka qenë në mjaft shtete europiane si axhendë e fushatës së tyre europiane. Si Holanda Franca, Danimarka, Britania e Madhe përpara Brexit, ku flisnin për të frenuar vendet që ata i quajnë jashtë rrezes së tyre që të hyjnë në Europë.

Këtë radhë, edhe pse Shqipëria ishte sërish një protagonist politik i nivelit kryesor në fushatë, situata ishte pak më ndryshe.

Në Greqi, rasti “Beleri” i ka dhënë një dorë të madhe kryeministrit Micotaqis, pas goditjes së rëndë që mori në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar ku humbi dy qytetetet më të mëdha të Greqisë. Lufta me Tiranën, përkatësisht me Edi Ramën, duket se ka mobilizuar elektoratin ekstrem që dikur ka votuar për Agimin e Artë që të mbështeste Nea Demokratia.

Fredi Beler inga sot, nuk është më një politikan homogjen i Himarës, por një lider politik i Agimit të Artë që negocon me Qirjako Micotaqisin.

Ylli Manjani, sforocohet kot kur e quan këtë një fitore të Belerit ndaj Ramës. Pasi Beleri nuk ka fituar vota shqiptare, por greke, përkatësisht të ekstremit të djathtë grek, për të cilin ka 20 vjet që militon e sot është realisht lideri politik i saj.

Në mungesë të liderëve të Hristi Avgjisë, Micotaqis mund të mos ketë turp të ketë pranë vetes një “viktimë” si Beleri, pa pasur frikë se mund ta quajnë neonazist.

Por nga sot, Beleri është një hero grek por jo një politikan shqiptar. E për tu bërë deputet, ka një procedurë mjaft delikate në pranimin e mandateve meqë është i dënuar i formës së prerë.

Gjithsesi, ngjarja tjetër e zgjedhjeve europiane është fitorja thuajse triumfale e Giorgia Melonit në zgjedhjet europiane. E cila ka arritur një rezultat të lartë 28%, ç’ka është një konfirmim politik.

Ndërkohë, e majta që ka sulmuar Ramën dhe Melonin për marrëveshjen e refugjatëve, pra lëvizja 5 Yje pësoi një humbje të thellë.

Natyrisht që në zgjedhjet europiane nuk ka fituar Edi Rama, pasi nuk kanë qenë shqiptarët që kanë dhënë votat e tyre. Por partnerët politik të Tiranës zyrtare, jo vetëm që nuk kanë humbur, por kanë fituar terren.

Në Parlamentin e ardhshëm Europian, kundër SHqipërisë nuk ka lobim për ta përdorur si rast elektoral. Sepse Rama sot, përveç se drejtues i lartë i PSE dhe partner me PPE, është edhe aleat i ngushtë me grupin tjetër të fuqishëm që është ai konservatorëve të Giorgia Melonit dhe Viktor Orbanit.

Shtatë eurodeputetët e Neodemokratia, me Fredi Belerin, mund të bëhen vërtet lajm politik kundër Tiranës, por për Athinën, jo për Himarën./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën