Ylli Pata: Nga rasti Brahimllari te kooptimet, pse opozita po promovon të pavotuarit

Ylli Pata: Nga rasti Brahimllari te kooptimet, pse opozita po promovon të pavotuarit

Ilir Meta dhe Endrit Brahimllari

Nuk ka ndodhur përgjithësisht në 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit që të mos ketë garë për të rinovuar udhëheqjen e një opozite me probleme të mëdha.

Natyrisht është fakt se gara për kryetarët ka qenë gjithmonë e trukuar, votimi i kontrolluar, se jo më kot përveç ndonjë rasti, të gjithë partitë e themeluar në vitin 1991 kanë të njëjtët kryetar. Por kjo nuk kishte shkuar edhe në pjesën tjetër, tek kryesia dhe drejtuesit e tjerë.

Ajo çfarë ndodhi sot me Endrit Brahimllarin është natyrisht një skenar i pritshëm, sepse Ilir Meta e ka kryeqëzuar që sapo erdhi nga Presidenca me suitën e bodiguardëve të tij politikë. Por fakt është se nuk ka pasur votime, nuk ka pasur përballje në votime, nuk ka pasur garë. Njëjtë ndodh në Partinë Demokratike të vulës që e mban Sali Berisha, i cili në 2021 premtoi se do të kthejë garën, primaret, votimet.

Përveç Sali Berishës që sot është një perëndi në atë parti, asnjë nga udhëheqësit e tjerë nuk janë të votuar, por të kooptuar. Natyrisht PD nuk është Partia e Lirisë dhe kjo ka sjellë polemika të mëdha. Që sado që të mundohet t’i zbusë si Berisha apo qaret rreth tij, ato vrasin më shumë në opinion, sesa qarqet që të njëjtën gjë e bëjnë me qeverinë.

E ashtuquajtura “garë” për të marrë vendin në listat e sigurta për deputetë të PD-së është kthyer në një dramë e madhe. Një dramë që nuk ka lidhje me publikun më shumë sesa me demokratët. Le të marrim rastin e Lezhës, kur ndodhi “Revolta ndaj Gjekmarkajt”. E gjitha ajo zhurmë ishte farsë e Gjin Gjonit me telekomandë nga Sali Berisha për të treguar vendin e Gjekmarkajt. Po pse nuk bëhet një betejë mes nënkryetarit të Kuvendit dhe ish-gjyqtarit brenda demokratëve të Lezhës? Kush fiton, jo vetëm do të dalë më i fortë, por dhe i dyti, në këtë rast Gjin Gjoni do të dijë sa do ketë mbështetjen.

Në Fier, Gaz Bardhi, jo vetëm nuk fiton, por mënyra si u soll me aktivizmin dhe mundin e shpenzuar nga Luan Baçi, do ta bëjë të jetë në fund të listës. Fieri është një qark i majtë por me një bërthamë të fortë demokrate në qytet dhe në zonën e Apollonisë, por dhe në Mallakastër. Në këtë të fundit, dihet se PD e vulës nuk puth, pasi është Agron Kapllanaj që prej vitesh ka fuqinë në territor.

Në pjesën e Fierit ku janë votuesit dhe militantët e PD-së tradicionale Luan Baçi ka pasur dhe ka lidhje të përditshme në territor. Katapultimi i Gaz Bardhit në Fier, ka pasur një logjikë politike, për të mundur tandemin Alibeaj-Kapllanaj, por është bërë pas shpinës së Luan Baçit, i cili atje kishte kohë që punonte me strukturat.

Pse nuk u votua? Për të mos thënë në Tiranë, ku ndodhet edhe Shqipëria në miniaturë, ku opozita nuk ka bërë asnjë votim në bazë, i cili së paku do ishte një proces freskimi. Ilir Alimehmeti, sipas të gjitha gjasave do ishte drejtuesi më i votuar në qark, e nëse do vendoset në listat e hapura, kjo do të përsëritet. E kanë nxjerrë të gjitha sondazhet, por dhe shihet ashiqare.

Po përse atëherë opozita nuk promovon më të votuarit? Sepse do të hapet çështja e lidërve: Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët janë më të pavotuarit dhe jo popullorët ndër vend. Sipas çdo sondazhi ata kanë rreth 70% të opinionit kundër. Ku së paku mbi 20% janë votues të së djathtës, përkatësisht demokratë./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro