Ylli Pata: Një historik 6 vjeçar i 'Shtëpisë së Lirisë', i cili nisi si grupim në ilegalitet

Ylli Pata: Një historik 6 vjeçar i 'Shtëpisë së Lirisë', i cili nisi si grupim në ilegalitet

Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

Zyrtarizimi i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, si subjekt elektoral për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, është vetëm akti formal i një realiteti që është prezent në politikën shqiptare që prej gjashtë vitesh.

Pikërisht, që me nisjen e diskutimit të reformës në drejtësi në vitin 2016, u kristalizua ky tandem politik që e ka hapur udhën krejt në mënyrë të pazakontë.

Me një këmbë në opozitë dhe tjetrën në pushtet, madje pushtete të rëndësishme që nga ekzekutivi, pasi LSI ishte në koalicion me PS-në e deri tek gjyqësori, ku Kryeprokurori i Republikës ishte njeriu më i rëndësishëm i tij, tandemi u ngjiz që në fillim, si një pol politik që ishte kundër reformës në drejtësi.

Të cilës ju kundërvu jo thjesht me qëndrime apo me mbështetje mediatike, por me anë të mekanizmave shtetërore që dispononte.

Përdorimi i Prokurorisë së Përgjithshme në ngritjen e KED-së së parë, duke shkelur procedurat ligjore të shortit për të siluruar njerëzit e tyre, siç tashmë dihet çoi në përplasjen e parë të ambasadorit të SHBA Donald Lu me Adriatik Llallën, të cilit i erdhi në krah Ilir Meta.

Por megjithatë, në terma numrash elektorale, koalicioni Berisha-Meta u ngjiz më 25 qershor 2017, në zgjedhjet parlamentare.

Pas takimit e marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, u takuan në zyrën e doktorit, ku vendosën t’i kundërviheshin çiftit politik që kishte përkrahjen e Perëndimit.

Në atë takim është aktivizuar plani i zhvendosjes nga “poshtë” të një pjese të elektoratit radikal të PD-së drejt LSI-së, plan që i siguroi partisë së Ilir Metës 19 mandate deputetësh. Gjurmët e këtij aksioni politik i shikon shumë lehtë duke kqyrur procesverbalet e ndarjes së votave, ku LSI korri sukses në bastioned më radikale historikisht pro PD-së.

Ishte ky “ishull” votash demokrate që nxori në fjalorin politik shqiptar termin “Populli i 2 marsit”, ku 3 vjet pas votimeve, Ilir Meta thirri në shesh një numër njerëzish që nuk ishin asgjë tjetër, veçse pjesë të strukturave të Partisë Demokratike, përkatësisht nga militantët më të zellshëm të saj, që kishin lidhje e ngjizje të fortë me Sali Berishën.

Ishte ky “popull i 2 marsit” që u bë pjesë e pelegrinazheve të Ilir Metës nëpër ziafetet në lokale dasmash me njerëz që vinin nga bastione të PD-së si Kamza Paskuqani etj.

E në bazë të këtij grupimi, njerëzit e LSI-së ngritën objektivin politik të 25 prillit. Në Tiranë për shembull, drejtuesit e partisë së Metës flisnin vazhdimisht për 6 deputetë.

Objektiv, i cili nuk doli ashtu në tym, edhe pse dukej hapur se ishte mjaft i fryrë. Mbështetej pikërisht tek rekordi i vitit 2017, i arritur nga “Shtëpia e Lirisë në ilegalitet”.

E rezultati i 25 prillit ishte shumë i fortë dhe i rëndësishëm: “Populli i 2 marsit” ju largua Ilir Metës dhe u rikthye në shtëpi. Falë edhe futjes në grackë të LSI-së nga Lulzim Basha me lidhjen e të ashtuquajturit plan për koalicion paszgjedhor, e natyrisht ka brënda edhe nënvlerësimin e Metës për Lulzim Bashën.

Më 25 prill “Shtëpia e Lirisë” nëse identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Ilir Metës mori një gotitje vdekjeprurëse nga qytetarët. Jo thjesht se LSI u shkërmoq e doli me 4 deputetë, por edhe votimi i preferencave për Sali Berishën ishte në nivele të ulëta.

Por elementë të tjerë të këtij koalicioni; si Belind Këlliçi për shembull, ishte ndër më të votuarit në qarkun e Tiranës. Ç’ka sidomos me ndarjen e PD-së pas pezullimit të Berishës, u krijuan kushte më të reja për rigrupimin e koalicionit Berisha-Meta. Një koalicion që në superstrukturën sipër përbëhet nga pesha të rënda, të mirëfinancuar, e që pret ta shfrytëzojë këtë superstrukturë për të krijuar mbështetje popullore.

Në fillim, tandemi Meta-Merisha synonte ta bënte “tërkuzë” situatën në PD, duke vonuar sa më shumë rinovimin e krerëve të 6 bashkive të mbetura bosh. Veprimi i menjëhershëm i Metës për t’i shpallur ishte pasojë e trazimit të tij pas vendimit të Kushtetueses për zgjedhjet e 30 qershorit, ku u vërtetua një mazhorancë që ai nuk e konsideronte të tijën. E cila mund të votonte shkarkimin e tij nga posti i Presidencës, çka do të linte pezull zgjedhjet e pjesshme.

Me një fjalë, dalja në diell e koalicionit Meta-Berisha u bë prej hallit, apo si zgjidhje e detyruar. Me gjasë, synimi i këtij koalicioni është mbijetesa politike; qoftë edhe në një bashki apo zonë të vetme, nga ky mund të hedhin spirancën…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT